Aktuale
Zharku: Bechteli nuk mundet me dërgu Qeverinë në Arbitrazh, e ka ditë që s’ka para

Ish-ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku dhe ministri aktual i kësaj ministrie Pal Lekaj po akuzojnë njëri tjetrin për keqmenaxhimin e parave për kontratën e ndërtimit të Autostradës “Arbën Xhaferi”. Për të cilin autostradë Qeveria e Kosovës dje i ka dhënë 53 milionë euro shtesë kompanisë “Bechtel&Enka” që po ndërton Autostradën “Arbën Xhaferi”, shkak i vonesave të pagesave.
Për këtë kompania pretendonte t’ia merrte Qeverisë së Kosovës 63 milionë euro. Më pas u tha se Kosova rrezikon të shkoj në Arbitrazh, por një gjë e tillë nuk do të mund të ndodhte sipas Zharkut.
Zharku në emisionin “Pressing” ku po diskutohet për dhënien e 53 milionë eurove tha se “Bechtel&Enka” nuk mund ta dërgoj Kosovën në Arbitrazh meqë kompania e ka ditur që Qeveria e Kosovës nuk ka pas buxhetin e mjaftueshëm.
“Ne nuk e kemi krye, Marrëveshja ka qenë 14.78 milionë dhe shkresën e fundit që e kemi marr prej mbiqkyrësit kanë paralajmëruar që kanë me bërë kërkesë, por ne nuk e kemi nënshkruar. Papërgjegjësia dhe keqmanixhimi i juaj na kanë sjellë këtu. Pse mua nuk mi kanë kërkuar këto 63 milionë. Bechteli nuk mundet me të qu në Arbitrazh se e ka ditur që nuk ka pare për me pagu”, tha ai.
Ai ka akuzuar ministrin Lekaj se duke e keqmenaxhuar detyrën zyrtare i ka shkaktuar dëme buxhetit.
Zharku ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka keqmenaxhaur parat.
“Kjo dëshmon se kjo qeveri ka keqmenaxhaur buxhetin dhe paratë. Në kohën time kërkesa ka qenë për 14 milionë euro, kurse tash kjo shumë ka shkuar në 53 milionë”, ka thënë Zharku.
Ai ka bërë me dije se gjatë kohës sa ai ishte ministër ishte arritur marrëveshje me Bechtelin që për shkak të vonesave në pagesa- për shkak të mosplanifikimit të mirë nga ana e Qeverisë Thaçi- të paguheshin 14 milionë euro, e jo 53 milionë.
