Aktuale
Dallaveret kthejnë në Rivlerësim tenderin për ndërtimin e Memorialit të Berishëve në Suharekë

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) ka kthyer në Rivlerësim tenderin për ndërtimin e Memorialit të Berishëve në Suharekë.
Kjo pasi që eksperti i Gjykatës së Tenderëve ka gjetur shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik që ka bërë Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale kundrejt këtij tenderi që kap shumën e 177 mijë e 132 eurove, shkruan Ndërtimi.Info
OShP pas një ankese që kishte pranuar nga operatori ekonomik G-Project se në këtë tender pati dallavere, përvjelën mangët për të nisur hetim rreth pretendimeve që kishte paraqitur ankuesi.
E që pas analizës së dosjeve u vërtetua se operatori ekonomik i rekomanduar për kontratë, “Europa Partners” Sh.P.K është i papërgjegjshëm pasi nuk e ka të nënshkruar listën e çmimeve (paramasën dhe parallogarit) ashtu siç kërkohet në nenin 39.8 të RrUOPP, i cili kusht është kusht administrativ.
Gjithashtu paneli shqyrtues par shqyrtimit të pikave pretenduese të parashtruesit të ankesës, konstatimeve e analizave vjen në përfundim se ekzaminimi, vlerësimi deh krahasimi i tenderëve nuk është bërë konform nenit 59 të LPP-së dhe se një kokësish nuk është respektuar as neni 60-të. Për të cilin kriteri kryesor për dhënien e kontratës ka qenë tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët.
Ndërkaq në seancën e shqyrtimit kryesor që ishte mbajtur me 24.05.2018 përfaqësuesi i AK kishte thënë se për pretendimin për listën e çmimeve, OE po e ngatërron parajsën dhe parallogarite.
“Sa i përket pretendimit të parë për listën e çmimeve, OE po e ngatërron me paramasën dhe parallogaritë, sepse lista e çmimeve është pjesë e dosjes së tenderit, ku OE e ka të përshkruar çmimin, e ka të nënshkruar identifikimin e OE, si dhe e ka të nënshkruar dhe plotësuar formularin e tenderit edhe me numra edhe me shkronja. Po ashtu u është regjistruar hapja në platforma për kontratë është më e lirë se OE ankuese për 5 mijë euro”, kështu citohet të ketë thënë përfaqësuesi i AK.
Për ndërtimin e memorialit kishin ofertuar 12 kompani, dosja e të cilëve ishte hapur me 28 mars në prani të përfaqësueseve të kompanive. Këta të fundit nuk kishin paraqitur ndonjë vërejtje.
Në hapjen e dosjeve të tenderit kompania “Europa Partners” Sh.P.K nga Prishtina kishte ofruar çmimin më të ulët, 177 mijë e 132, ndërsa çmimi më i lartë i ofruar është nga “NNT-Sh Seti Commerc” nga Suhareka, në vlerë prej 274 mijë e 680 euro. Ndërkaq, kompania “G-Project” Sh.P.K, për këtë projekt kishte ofruar çmimin 182 mijë e 461 euro.
Ndryshe, projekti i cili do të jetësohet në këtë kompleks është ai i arkitektit Shpëtim Berisha, i cili kohë më parë për Ndërtimi.info kishte treguar në detaje se si do të duket të duket vendi ku pushojnë 50 trupat e familjes Berisha.
Plan-projekti për Kompleksin Memorial të Berishëve, i ishte dorëzuar kryetarit të Suharekës Bali Muharremaj, pas 5 vjetësh punë./Ndërtimi.Info/
