Arkitekturë
Fillon Festivali i Arkitekturës në Kosovë
Festivali i Arkitekturës vjen nga data 3 korrik duke i shtrirë kështu aktivitetet e tij deri më 3 tetor në Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Prizren e Ferizaj.
Fondacioni Kosovar i Arkitekturës në bashkëpunim me Future Architecture Platform organizon edicionin e 5-të të Festivalit të Arkitekturës në Kosovë eventit më të madh të arkitekturës në vendin tonë. Ky edicion do të jetë më i madhi deri me tash si nga programi ashtu edhe nga mbulimi gjeografik.
Festivali i Arkitekturës vjen nga data 3 korrik duke i shtrirë kështu aktivitetet e tij deri më 3 tetor. Në edicionin e sivjetmë aktivitete do mbahen në Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Prizren e Ferizaj.
Aktivitetet kryesore do mbahen javën e parë në Prishtinë ku do organizohen disa ekspozita, punëtori, turne, shfaqje të dokumentarëve e ligjërata nga disa akademik e arkitekt të njohur në botë.
Duke filluar nga 4 korrik në hapësirat e Institutit Albanologjik do të hapet ekspozita “Swiss Touch in Landscape Architecture” e kuruar nga prof. Michael Jacob dhe e mbështetur nga Helvetica dhe Ambasada Zvicerane në Kosovë. Kjo ekspozitë do udhëtoj edhe në Gjakovë dhe Pejë gjatë muajve gusht dhe shtator.
Gjithashtu më 4 korrik në hapësirat e Muzeut të Kosovës do të hapet ekspozita “Playing with Places” e kuruar nga grupi i arkitekteve dhe artistëve nga Glasgow “Pidgin Perfect”.
Kurse në javën e dytë të shtatorit do të hapet ekspozita e projektit konzervues të Bibliotekës së Kosovës e mbështetur nga Getty Foundation dhe e kuruar nga Fondacioni Kosovar i Arkitekturës, ekspozitën pritet ta hap vet arkitekti projektues i Bibliotekës, Andrija Mutnjakovic.
Edhe këtë vit ekspozita më e madhe në vend “Students Review” do organizohet në shkollat lokale të arkitekturës në vendin tonë duke filluar nga muaji korrik.
Pasi që tema e sivjetme është “Back to the Future” / “Kthimi në të Ardhmen” punëtoritë përgjatë Festivalit të Arkitekturës do të fokusohen në temë të riaktivizimit dhe riinterpretimit të arkitekturës moderne.
Më 3 korrik do filloj punëtoria “Techno Rebel Bodies” e udhëhequr nga grupi i arkitektëve spanjoll Arquitectura Subalterna, kjo punëtori ka për qëllim hulumtimin dhe krijimin e trashëgimisë së re Kosovare të influencuar nga kultura e muzikës house dhe techno në vendin tonë. Grupi i arkitektëve dhe studentëve do realizojnë edhe një instalim publik në qytet.
Më 4 korrik fillon punëtoria “Reimagining the Kosovo National Museum” e cila do udhëhiqet nga Bika Rebek, asistent kuratorja e dizajnit dhe arkitekturës në “Metropolital Museum of Art” në New York. Me ndihmën e stafit të muzeut kjo ekspozitë ka për qëllim krijimin e një ekspozite të përhershme/alternative për Muzeun e Kosovës.
Më 7 korrik do mbahet punëtoria “Retrofit for Purpose” e udhëhequr nga Fani Kostourou dhe Dimitris Grozopoulos, të dy këta asistent profesora në shkollën e arkitekturës Bartlett në Londër.
Gjatë muajve gusht dhe shtator në disa qytete të Kosovës do organizohet puntoria dokumentuese e arkitekturës moderniste nga Docomomo_Kosoves dhe Docomomo_International.
Gjatë muajit shtator në Gjakovë do organizohen edhe 2 punëtori, njëra nga to do udhëhiqet nga Simon Battisti, kurator i paviljonit të Shqipërisë në Biennalen e Venedikut 2016.
Ligjëratat e mbrëmjes që do mbahen në hapësirat e Muzeut të Kosovës do mbahen nga 4 deri më 8 korrik. Përpos ligjëruesve nga Future Architecture Platform, ligjëruesit më të dalluar sivjet janë: Hashim Sarkis, dekan i fakultetit të arkitekturës dhe planifikimit në Massachusetts Institute of Technology (tash e 5 vite me radhë e ranguar si shkolla më e mirë në botë në arkitekturë dhe planifikim nga QS World University Ranking).
Adrian Lahoud, dekan i shkollës së dizajnit dhe arkitekturës në Royal College of Arts të Londrës (tash e 4 vite shkolla e ranguar si shkolla më e mirë e artit dhe dizajnit në botë nga QS World University Ranking).
Hanif Kara, profesor i teknologjisë strukturale në Graduate School of Design, në Harvard dhe drejtor i AKT II, nga Londra. Hanif Kara ishte inxhinier i disa nga projekteve më të njohura dhe më të komplikuara në botë sikurse Muzeu nga Zaha Hadid ne Baku, Serpentine gellery në Londër nga BIG architects, apo paviljoni Britanik në Shangai nga Heatherwick Architects.
Ligjërues tjerë të dalluar do jenë: Rand Eppich, Ibai Rigby, Srdjan Jovanovic Ëeiss, Simon Battisti, Gokhan Avcioglu, e të tjerë.
Sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit do organizohen shfaqje të filmave dokumentarë që këtë vit do fokusohen në arkitekturën e modernizmit, turne të arkitekturës, studio dhe shtëpi të hapura.
You must be logged in to post a comment Login