Aktuale
Komuna e Shtërpcës nuk arriti të verifikojë 1/3 e pronës së regjistruar për tatimin në pronë
Në komunën e Shtërpcës nuk po përditësohen të dhënat nga tatimi në pronë. Prej 3 mijë e 439 objekteve sa janë të regjistruara në listën e tatimit në pronë, në 2017-ën janë verifikuar vetëm 368 objekte, shkruan Ndërtimi.info.
“Sipas regjistrit të tatimit në pronë, komuna ka 3,439 objekte të regjistruara të tatimit në pronë, ndërsa në vitin 2017 janë verifikuar vetëm 368 objekte (d.m.th. vetëm 11% e numrit të përgjithshëm të objekteve). Numri i të regjistruarve të rinj në sistem gjatë vitit 2017 është 134, ndërsa numri i tatimpagueseve ekzistues të verifikuar është 234”, është një nga gjetjet që ka bërë Zyra Kombëtare e Auditimit për Komunën e Shtëpcës.
E mos përmbushjen e kërkesave ligjore prej 1/3 të verifikimit në baza vjetore, Auditori konsideron se çon në faktin që bazat e të dhënave të tatimpaguesve nuk janë të rregulluara dhe gjithëpërfshirëse, do me thënë nuk përfshihen të gjithë tatimpaguesit në sistemin e tatimit në pronë, si dhe pronat që janë regjistruar me gabime në bazën tatimore nuk janë azhurnuar. Derisa thotë se kjo ndikon në normën e reduktuar të mbledhjes së tatimit në pronë.
ZKA-ja rekomandon Kryetarin që të sigurojë që komuna të ketë një plan për kontrollin e 1/3-ës të pronës brenda juridiksionit të saj, me qëllim të përcaktimit të taksës sipas barrës reale dhe për të gjitha objektet në territorin e komunës./Ndërtimi.info



