Featured
Teknologjia inovative që ka krijuar trotuare fleksibile që ndryshojnë përmasa

Trotuaret të cilët ngrihen për të krijuar hapësirë për kalimin e biçikletave dhe këmbësorëve gjithashtu, janë duke u testuar në rrugët e Londrës me anë të një stimulimi të teknologjisë.
Projektuesit janë duke krijuar një trotuar fleksibël ose më saktë një shtresë anësore e rrugës e cila mund të ndryshojë përmasa në varësi të orareve gjatë ditës në mënyrë që të maksimizojë rrjedhën e trafikut. Për shembull, një segment i vetëm ‘FlexKerb’ mund të funksionojë si korsi për makinat autonome në orarin e trafikut të lartë, në mesditë për kalimin e biçikletave, ose një hapësirë për këmbësorë në mbrëmje. Zhvilluesit e projektit thonë se rruga e cila është ende në fazë testimi, do të monitorohet nga sportelet, kamerat dhe monitoruesit e cilësisë së ajrit në mënyrë që të përcaktojnë se cilat tipare janë më të nevojshme dhe në cilën kohë.
Sipas firmës inxhinierike të projektimit me bazë në Londër Arup, drita LED të instaluara do të ndriçojnë rrugën në mënyrë që përdoruesit të mund të shohin kur të ndryshojë formën, me ngjyra të ndryshme që nënkuptojnë përdorim të ndryshëm. Planifikuesit e transportit të kompanisë janë përzgjedhur për konkursin e Komisionit Kombëtar të Infrastrukturës për Rrugët e së Ardhmes. Atyre u është dhënë 40,000 dollarë nga Komisioni Kombëtar i Infrastrukturës për të dizajnuar dhe zhvilluar rrugë të përshtatshme për automjete të lidhura dhe autonome (CAVs).
Sipas zhvilluesve, segmentet mund të ndryshojnë edhe formën për të zvogëluar numrin e makinave dhe për këtë arsye reduktimin e shkarkimeve të lëndëve të dëmshme kur nivelet e ndotjes janë të larta. Edhe tiparet fikse të tilla si linjat e verdha të dyfishta dhe ndalesat e autobusëve do të bëhen më fleksibël. Rrugët që ne kemi në këtë moment janë projektuar kryesisht para shumë vitesh, përpara se të krijoheshin dhe zhvilloheshin lloje të ndryshme të teknologjisë apo ndryshime në sjelljen e udhëtimit, tha Susan Claris, drejtor i asociuar për transportin. Ekipi tani ka tre muaj për të zhvilluar një studim realizeshmërie për të demonstruar se si mund të përfitohet prej tyre.
Në vend që të përpiqeshim të maksimizohej levizja e automjeteve, e cila ishte mendimi që karakterizonte planifikimin e transportit 20 apo 30 vjet më parë, ka të bëjë me përpjekjen për të gjetur mundësi të reja për të menaxhuar rrugët në mënyrë që ti bëjmë ato vende më të shëndetshme dhe më të lumtura dhe më ekonomikisht të qëndrueshme, tha Claris. Zonja Claris pranoi se sigurimi se sistemi ishte i sigurt ishte një sfidë dhe diçka që kompania i duhej të zgjidhë. Me ardhjen e automjeteve autonome të cilat nuk do të vonojnë shumë që të përhapen, është e rëndësishme që të sigurohemi që rrugët tona të qytetit të jenë të pajisura për t’iu përgjigjur atyre, tha Harrison Peck, një planifikues transporti nga Arup.
Kjo do të tregojë se si përdorimi fleksibël i një cepi të rrugës së zënë mund të lehtësojë ruajtjen e hapësirës urbane për këmbësorët, çiklistët dhe përdoruesit e tjerë të transportit por edhe gjithashtu të shërbejë në ndihmë të mjedisit. Risia teknologjike e quajtur FlexKerbs e cila konsiston në cepat e rrugës të cilat ndryshojnë trajtën e tyre, do të mbështeten në të dhënat në kohë reale dhe në politikat lokale. Ne mund të shohim progresin në zhvillimin e makinave për të ardhmen, me testet e makinave pa shofer pra makinave autonome që po zhvillohen në të gjithë vendin ne tani duhet të sigurohemi që teknologjia në rrugët tona të vazhdojë me të njëjtat hapa, tha Sir John Armitt, Kryetar i Komisionit të Infrastrukturës.
