Infrastrukturë
Rrjeti hekurudhor i shpejtësisë së lartë që do lidhë Britaninë

Hekurudhat me shpejtësi të lartë që do të lidhin të gjithë territorin e Britanisë së Madhe deri në vitin 2050, do të ngrenë lart ekonominë e këtij vendi, tha një ekspert i transportit.
Plani i propozuar do të jetë një zhvillim i mëtejshëm i HS2 (High Speed 2) i cili është hekurudha e re me shpejtësi të lartë që lidh Londrën, West Midlands, Leeds dhe Mançesterin, që do të jetë gati për të operuar në 2026. Propozimi ambicioz nga një ekspert transporti i Britanisë së Madhe është të zgjerojë linjën HS2 dhe të krijojë një rrjet hekurudhor të ri që do të arrijë në të gjitha pjesët e vendit.
Kjo do të çonte në një riorientim të hekurudhës së Britanisë nga një qendër e vetme rreth Londrës në një rrjet hekurudhor kombëtar, pretendon eksperti projektues. Ky veprim do të reduktonte fokusin aktual që i është dhënë qytetit të Londrës duke ulur kohën e udhëtimit dhe duke lejuar qytetet e tjera të zhvilloheshin më shpejt.
Një lidhje e re në West Midlands do të shihte trenat e shpejtësisë HS2, në qytete të tilla si Bristol, Cardiff, Newcastle dhe Edinburg, duke reduktuar nevojën për makina të dëmshme për mjedisin. Kjo do të pakësonte një hendek të gjatë produktiviteti me vende të tilla si Gjermania, Italia dhe Franca, tha raporti.
HS2 është një rrjet hekurudhor i planifikuar me shpejtësi të lartë, me trena që mbajnë më shumë se 1,000 udhëtarë dhe që gjithashtu udhëtojnë deri në 250 km / h, nga Londra në Birmingham, Manchester dhe Leeds. Shërbimet e fazës së parë që përfshin Londër Birmingham të rrjetit prej 56 miliardë dollarësh parashikohen të hapen nga viti 2026. Jim Steer, drejtor i studios që po punon për projektin e rrjetit hekurudhor, tha: “Britania nuk ka një strategji kombëtare afatgjatë të hekurudhave përtej HS2.
Ne kemi nevojë për plane të cilat do të synojnë ta ngrënë lart ekonomine e Britanisë “Është jetike për të ardhmen e vendit që asnjë rajon të mos mbetet prapa dhe strategjia kombëtare hekurudhore duhet të arrijë në të gjitha pjesët e vendit”. Raporti, i titulluar Përtej HS2, tha se rritja e produktivitetit kombëtar duhet të jetë prioritet drejtues për ri dizajnimin e rrjetit hekurudhor. Projektuesit paralajmërojnë se 18 trena në orë është diçka që nuk është arritur me hekurudhën e shpejtësisë së lartë deri në ditët e sotme. Propozimet e mëposhtme përfshijnë një rrugë të përmirësuar të shpejtë nga Birmingham në Bristol Parkway të trenave HS2, duke vazhduar në Jug dhe Perëndim.
Sondazhi propozon një linjë me shpejtësi të lartë midis Londrës dhe Stansted dhe më gjerë drejt Cambridge dhe Colchester. Kjo do të thotë se do të duhej vetëm 15 minuta për vajtur nga Londra në Stansted e cila mund ta bënte Stansted një aeroport më të përshtatshëm për njerëzit që fluturojnë drejt Londrës.

Optimized by JPEGmini 3.14.2.84235 0x10e324f2
