Featured
Kërkohet evitimin e shkeljeve në tenderin për parkun në Obiliq

Agjencia Kundër Korrupsionit ka kërkuar nga komunarët e Obiliqit që t’i evitojnë shkeljet ligjore në tenderin për ndërtimin e parkut në Obiliqin e Vjetër.
Në opinionin e Agjencisë thuhet se ky tender ka rënë ndesh me tri nene të Ligjit të prokurimit publik.
Sipas këtij opinioni, Agjencia në bazë të dokumenteve të nxjerra në platformën E-Prokurimi ka analizuar njoftimin për kontratën, dosjen e tenderit dhe pjesën e specifikave teknike, ku ka konstatuar se Autoriteti Kontraktues për këtë aktivitet të prokurimit ka paraparë procedurën e hapur, kontratë publike të llojit punë, me vlerë të mesme të parashikuar 140.000. euro, shkruan sot Koha Ditore.
Në arsyetimin e këtij opinioni thuhet se Agjencia… pasi ka analizuar me kujdes njoftimin për kontratë dhe dosjen e tenderit, ka vërejtur se te rubrika III.2.2. “Përshtatshmëria profesionale te kërkesa 4”, Autoriteti Kontraktues ka kërkuar që operatorët ekonomikë duhet të kenë certifikata në fushën e ndërtimit: a) Certifikata ISO 9001-2008; b) Certifikata ISO 14001-2015; c) Certifikata ISO 18001-2007. Po ashtu, edhe në rast të konsorciumit secili anëtar duhet të paraqesë certifikatën e mësipërme.
