Prokurim Publik
Ministria e FSK-së me vonesa në vlrësimin e ofertave

Më shumë se 4 milion euro ishte buxheti final për investime kapitale në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, prej të cilave në 2017-ën u shpenzuan 3 milion e 978 mijë e 560 euro.
Këto para ishin shpenzuar nga MFSK-ja për Ndërtimin dhe rregullimin e objekteve për FSK-në, Rekonstruimi dhe asfaltimi i rrugëve në kazermën e FSK-së në Prishtinë dhe Ndërtimin e depove për logjistikë në kazermën e FSK-së në Prishtinë e tjera.
Por, ndonëse këto projekte janë realizuar, në të tjerat po ka vonesa në vlerësimin e ofertave të tenderëve.
Ani pse vlerësimi i tenderëve duhet të kryhet nga Autoriteti Kontraktues (AK) brenda periudhës më të shkurtër të mundshme kohore dhe jo më shumë se 30 ditë nga hapja e ofertave, në MFSK për katër raste procesi i vlerësimit kishte pasur vonesa për 19 deri në 29 ditë, shkruan Ndërtimi.info
“Sipas nenit 35 të Udhëzuesi Operativ për prokurimin publik – Ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve përcakton që vlerësimi i tenderëve duhet të kryhet nga Autoriteti Kontraktues (AK) brenda periudhës më të shkurtër të mundshme kohore dhe jo më shumë se 30 ditë nga hapja e ofertave. Megjithatë ne kemi gjetur se në katër2 raste procesi i vlerësimit kishte pasur vonesa në krahasim me 30 ditëshin e potencuar më lartë (vonesat ishin 19-26 ditë)”, thuhet në gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit për Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
E vonesat e tilla, nga Departamenti i Prokurimit në këtë Ministri po arsyetohen me mungesë të stafit në zyrën e prokurimit dhe me zbatimin për herë të parë i platformës elektronike të prokurimit, me ç‘rast disa herë ka ndodhur që nuk ka funksionuar apo ka pas vështirësi në shkarkimin/ngarkimine dokumenteve.
Auditori vonesat në zhvillimin e procedurave të vlerësimit, përveç se janë në kundershtim më legjislacionin në fuqi, konsideron se e rrisin rrezikun që projektet kapitale të ketë vonesa në realizim. Kjo mund të rezultoj në mos arritjen e objektivave të organizatës.
Ndërsa rekomandon Ministrin që të kërkoj nga personat përgjegjës shtim të kontrolleve dhe të fokusit në ketë pjesë të procesit të prokurimit, në mënyrë që të përmushen kërkesat e rregullave të prokurimit dhe për të evituar vonesat eventuale në realizimin e projekteve të caktuara./Ndërtimi.info
