Connect with us

Featured

Komuna e Vushtrrisë me shkelje të shumta nëpër tenderë

Published

on

Komuna e Vushtrrisë është treguar tolerante ndaj kompanive të kontraktuara që nuk iu kanë përmbajt afateve.

Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin vjetor ka evidentuar se në disa kontrata, operatorët ekonomik ishin vonuar përtej afatit të paraparë për tu kryer shërbimet.

“Në nëntë raste që kanë të bëjnë me ndërtime dhe asfaltime, vonesat në realizimin e kontratave ishin duke filluar prej nëntë deri në 88 ditë vonesë kalendarike. Për më tepër në një rast është identifikuar vonesa deri në 405 ditë”, thuhet në raport.

Ngjashëm  te kontrata për “Furnizimin me autoambulancë për bartje të pacientëve me hemodializë” në vlerë 35,855€, furnizimi ishte realizuar me vonesë prej 15 ditë kalendarike dhe në katër raste kontratat të cilat është dashur të përfundonin në vitin 2017 ende nuk janë përmbyllur.

Megjithatë sipas auditorit në asnjërin prej rasteve të lartpërmendura nuk janë aplikuar penallti lidhur me vonesat në realizimin e kontratave.

Komuna e Vushtrrisë në disa raste të vazhdimit të kontratave me biznese edhe pas mbarimit të afatit të kontratës.

“Kontrata kornizë “Sigurimi fizik i objekteve komunale” ishte vazhduar për tre muaj sipas kushteve të njëjta të kontratës paraprake. Vlera totale e pagesave që janë bërë bazuar në kontratën e vazhduar ishin 66,672€. Kontrata ishte vazhduar për shkak të anulimit të procedurës së prokurimit për lidhjen e kontratës së re”, thuhet në raport.

Po ashtu Kontrata kornizë për “Furnizim me karburante dhe vajra për automjete” ishte vazhduar për gjashtë muaj, përderisa pagesat deri në fund të vitit bazuar në kontratën e vazhduar ishin 45,427€. Kontrata ishte vazhduar për shkak të vonesave që ishin shkaktuar në procedurat e udhëhequra nga AQP për këtë kontratë.

E njëjta gjetje ishte edhe për dy kontrata të tjera me operatorë ekonomikë.

“Kontrata “Shërbime hoteliere në bufenë komunale” ishte vazhduar për dy muaj, pagesat bazuar në kontratën e vazhduar ishin 2,202€. Vazhdimi i kontratës kishte ndodhur si pasojë e vonesave të kërkesave nga njësitë kërkuese. Kontrata “Mirëmbajtja higjienike dhe pastrimi i objekteve të A.K. Vushtrri” ishte vazhduar për një muaj, pagesat bazuar në kontratën e vazhduar ishin 13,072€. Vazhdimi i kontratës ishte shkaktuar pasi kishte ankesa gjatë procedurave të prokurimit”, thuhet në raport.

Në fushën e prokurimit për këtë komunë u gjetën edhe shkelje të tjera që kanë të bëjnë me pranimin e mallit të blerë nga komuna.

“Në dy raste, te kontrata “Furnizim me material pedagogjik për shkolla” për pagesën 9,859€ dhe te kontrata “Furnizimi me lëndë djegëse – dru për ngrohje” pagesat 30,212€ dhe 21,787€, kemi evidentuar se pranimi i mallrave bëhej pa komision, nga një person i vetëm”, thuhet në raport.

Po ashtu, te kontrata “Furnizimi me lëndë djegëse – dru për ngrohje” kishte vonesa në liferimin e mallrave prej katër deri në 20 ditë, përderisa nuk ishin aplikuar penale. Në anën tjetër, fletë dërgesat janë nënshkruar nga persona që nuk ishin në komisionet pranuese të caktuar për pranimin e mallrave. Komisionet pranuese në fund hartonin një raport bazuar në fletë dërgesat individuale.

Një shtatore që ishte paraparë të vendoset në sheshin e qytetit ‘Hasan Prishtina’ ka mbetur në një sallë sportive për shkak se sheshi ende nuk është përfunduar.

“Komuna, kishte përfunduar obligimet e saja sipas marrëveshjes, projekti i shtatores ishte përfunduar dhe ishte bërë pranimi i përkohshëm teknik, mirëpo shtatorja gjendet jashtë funksionit (e vendosur në një sallë sportive), përderisa ende pritet të filloj rregullimi i sheshit 13 ku do të vendoset shtatorja. Mos fillimi i punëve/ngecjet në projekt për rregullimin e sheshit janë ndikuar nga komuna, pasi nuk ishte liruar hapsira/objekti ku do të ndërtohej sheshi”, thuhet në raport.

Shkelje të tjera u gjetën në përputhshmërisë së kontratave dhe shërbimeve të ofruara.

“Sipas Udhëzimit Administrativ për kontratat publike kornizë, përcakton përqindjen e mos përputhjes së lejuar nga kontrata e cila nuk mund të jetë më e lartë apo më e ulët se 30%. Në dy kontrata ne identifikuam se kishte tejkalime të theksuara mbi normën 30% të vlerës së lejuar”, thuhet në raport.

Ngjashëm për kontratën publike kornizë “Furnizim me gypa kanalizimi” e datës 02.11.2015, tejkalimi mbi vlerën e lejuar ishte prej 13,906€; dhe për kontratën publike kornizë “Mirëmbajtja e ndriçimit publik” e datës 24.07.2015, tejkalimi mbi vlerën e lejuar ishin 34,358€. Tejkalimi i pagesave ishte si pasojë e mungesës së kontrolleve adekuate në pozitat përkatëse të proceseve rishikuese.

Sipas raport Komuna nuk kishte menaxhim efektiv në mbledhjen e të arkëtueshmeve të saj, përfshirë të arkëtueshmet nga tatimi në pronë, taksat në biznes si dhe të hyrave nga qiradhënia, Komiteti i Auditimit nuk është funksional

Komiteti i auditimit nuk kishte qenë funksional gjatë vitit 2017. Në prill 2017 kishte skaduar mandati i KA-së paraprak, i cili kishte mbajtur vetëm një takim, ndërsa në qershor 2017 ishte themeluar KA i ri i cili deri në fund të vitit nuk ka mbajtur asnjë takim. Një nga shkaqet e mos mbajtjes së takimeve ishte situata politike me rastin e zgjedhjeve lokale pasi që një nga anëtarët e KA-së ishte kandidat për kryetar të komunës.

 

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending