Connect with us

Aktuale

MKRS-ja ndan mbi 1 milionë euro për stadiumin e Ferronikelit

Published

on

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi dhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci kanë nënshkruar memorandumin për renovimin e stadiumit aktual të klubit të futbollit Feronikeli “Rexhep Rexhepi” dhe shndërrimin e tij stadium të kategorisë së dytë sipas kritereve të UEFA-s.

Ministri Gashi bëri të ditur se MKRS-ja do të ndajë 1 milion e 500 mijë euro për periudhën tre vjeçare për këtë projekt.

Gashi ka uruar qytetarët e Drenasit për nënshkrimin e këtij memorandumi.  Ai tha se në takim Lladrovci kërkoi mbështetje për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës e cila i mungon Drenasit, dhe bëri tw ditur se do ta përfshijnë në rishikimin e buxhetit për vitin 2019/2020.

“Është kënaqësi që të jem në takim me ju dhe përmes këtu ti urojë qytetarët e Drenasit për nënshkrimin e memorandumit rreth ndërtimit të stadiumit te Drenasit. Projekti është në fazën finale, për tri vjet i kemi paraparë 1milion e 500 mijë euro. Duke pasur parasysh se Drenasi ka një klub futbolli jashtëzakonisht të mirë dhe sportdashës, kemi qenë të interesuar të nënshkruajmë sot këtë memorandum në mënyrë që ti japim ndihmë komunës për përfundimin e këtij projekti që është jashtëzakonisht kapital për sportin dhe të rinjtë e Drenasit”.

“Është moment i veçantë edhe për faktin se diskutuam tema për kulturën rininë e trashëgiminë. Diskutuam edhe për stadiumin kombëtar. Shume shpejt me komunën e federatën do të ndërtojmë stadiumin ndihmës që do të jetë me bari sintetik. Diskutuam edhe për stadiumin kombëtar, për procedurat deri ku kemi arritur. Kryetari kërkoi të mbështesim në projekte si shtëpia e kulturës që i mungon, projekt i cili do të planifikohet në fazën e rishikimit të buxhetit për vitin 2019/2020. Drenasi shumë shpejt do të fillojë ndërtimin e stadiumit”.

Kryetari Lladrovci tha se me ministrin Gashi u pajtuan që t’i përshpejtojnë punimet në këtë stadium.

Lladrovci tha se do të jap kontributin e tij në punimet për stadiumin nacional i cili sipas tij, është vendosur të ndërtohet në vendin e duhur për shkak se është afër qendrës dhe aeroportit.

“Biseduam për fushën e sportit dhe për fushën e rinisë dhe kulturës. Nënshkruam marrëveshje për vazhdimin e stadiumit Rexhep Rexhepi ku i zhvillon përgatitjet klubi shume i suksesshëm. Ne si Drenas kemi shumë ekipe, edhe të futbollit të vogël si feniksi që është shpallur kampion. Jemi me dy klube në Superligën. Po provojmë të bëjmë ekipin e futbollit edhe të femrave dhe shpresoj që të kemi sukses. Jemi pajtuar që ti përshpejtojmë punimet në Rexhep Rexhepi”.

“I premtova që të gjitha procedurat për zhvillimin e punimeve në stadiumin nacional do të jem i gatshëm të japim kontributin për ndërtimin e stadiumit dhe që do të ndërtohet në vendin e duhur. Me ministrinë shpresoj të zhvillojmë projektin e shtëpisë së kulturës dhe të jetë në projeksionet buxhetore. Stadiumi është i kategorisë së dyte në garat e UEFA-s”.

Gashi e Lladrovci kanë vizituar stadiumin “Rexhep Rexhepi” dhe lokacionin ku do të ndërtohet stadiumi nacional, raporton EO.

Gjatë ditës ministri Gashi ka nënshkruar tri memorandume mirëkuptimi me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, dy në fushën e trashëgimisë kulturore dhe një në fushën e sportit.

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending