Featured
Komuna e Prishtinës lëshoi 20 leje ndërtimi për dy muaj

Për veç dy muaj, Komuna e Prishtinës në krye me Shpend Ahmetin ka dhënë “dritën e gjelbër” për ndërtimin e 20 objekteve. Aq është numri i lejeve të ndërtimit që ka lëshuar kjo komunë në muajt janar dhe shkurt të 2018-ës, shkuan Ndërtimi.info.
E gjithë kjo sipas listës së lejeve të lëshuara për vitin 2018, të publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës.
E lagjia më e preferuar për ndërtim të objekteve në kryeqytet po del të jetë “Mati 1”. Vetëm në këtë lagje do të ndërtohen pesë objekte. Shumica e tyre objekte shumëbanesore-afariste.
Ndërsa, lagjet e tjera ku pritet të ndërtohen këto objekte janë edhe “Hajvalia”, “Lakrishta”, “Çagllavicë”, “Kalabri”, si dhe në “Prishtina e Re-Zona Perëndim”.
Leje për të ndërtuar i është lëshuar edhe Ministrisë së Administratës Publike. MAP-i pritet ta ndërtojë objektin në lagjen “Prishtina e Re-Zona Perëndim”.
Prej objekteve që do të ndërtohen shumica janë shumëbanesore, individuale, afariste e bujqësore.
Ndryshe, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, Komuna e Prishtinës ka lëshuar vetëm një leje më shumë./Ndërtimi.info
