Aktuale
Kritere dhe tarifa të reja për vendosjen e reklamave përgjatë rrugëve

Panot e mëdha reklamuese gjenden përgjatë çdo autoudhe, rrugëve nacionale dhe rajonale në vendin tonë. E, për këtë Ministria e Infrastrukturës ka hartuar draftudhëzimin e ri administrativ për vendosjen e panove reklamuese në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale, shkruan Ndërtimi.info.
Draftudhëzimi parasheh që Ministria e Infrastrukturës, përmes procedurave të prokurimit mund të shpall shprehje te interesit për shfrytëzimin e brezit rrugor ose brezit mbrojtës të autoudhës, rrugës nacionale ose rajonale, për vendosjen e panove reklamuese.
Përgjatë rrugëve të ndryshme panot rekalmues janë të vendosura shumë pranë rrugës, ndërsa me në këtë draftudhëzim është paraparë edhe kushtet për vendosjen e tyre.
Në këtë dokument përcaktohet që skaji më i afërt i panos reklamuese, matur në drejtim të lëvizjes së automjeteve jashtë vendbanimeve në brezin rrugor dhe brezin mbrojtës rrugor, duhet të vendoset në distancë jo më te vogël se 25 metra nga auto udha duke llogaritur nga skaji i rrugës (asfaltit), 10 metra nga rruga nacionale dhe 5 metra nga rruga rajonale.
Ndërsa, brenda vendbanimeve në brezin rrugor dhe brezin mbrojtës rrugor, pano duhet të vendoset në distancë jo më te vogël 2 metra duke llogaritur nga skaji i rrugës (asfaltit) apo 1 metër duke llogaritur nga skaji i trotuarit.
Sipas këtij draftudhëzimi, tarifa më e lirë për vendosjen e pnove reklamuse është 20 euro, ndërsa ajo më e shtrenjta në vlerë 120 euro, varësisht prej rrugës.
“Tarifa vjetore për vendosjen e panos reklamuese në brezin rrugor dhe brezin mbrojtës rrugor të Autoudhës nga 1m2 deri 5 m2 është 60 euro, nga 5m2 deri 10m2 tetëdhjetë (80) euro; nga 10m2 deri në 20m2 njëqind (100) euro.; Mbi 20m2 njëqindenjëzet (120) euro. Tarifa vjetore për vendosjen e panos reklamuese në brezin rrugor dhe brezin mbrojtës rrugor të rrugës nacionale është: nga 1m2 deri 5 m2 dyzetë (40) euro; Nga 5 m2 deri 10 m2 gjashtëdhjetë (60) euro; Nga 10 m2 deri në 20 m2 tetëdhjetë (80) euro; Mbi 20 m2 njëqind (100) euro. Tarifa vjetore për vendosjen e panos reklamuese në brezin rrugor dhe brezin mbrojtës rrugor të rrugës Rajonale është; Nga 1m2 deri 5 m2 (20) euro; Nga 5 m2 deri 10 m2 dyzet (40) euro; Nga 10 m2 deri në 20 m2 gjashtëdhjetë (60) euro”, përcakton neni 8 i draftudhëzimit administrativ.
Në lidhje me aprovimin apo refuzimin e kërkesës për vendosjen e panos reklamuese, personat përgjegjës në Departamentin e Menaxhimit të Rrugëve, shqyrtojnë kërkesën me dokumentacionin e bashkangjitur dhe pas verifikimit te gjendjes në teren për lejimin e vendosjes se panos reklamuese, në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga parashtrimi i kërkesës i jepin rekomandim Drejtorit të Departamentit te Menaxhimit të Rrugëve, për nxjerrjen e vendimit për aprovim apo refuzim të kërkesës.
Por, nëse poseduesi i vendimit për lejimin e vendosjes se panos reklamuese nuk përfundon punët në vendosjen e panos reklamuese në afat prej tre (3) muaj nga dita e marrjes së vendimit, konsiderohet se ka hequr dorë nga vendimi dhe vendosja e panos reklamuese dhe i njëjti shfuqizohet me automatizëm
Ndërsa, janë paraparë edhe disa obligime që duhet t’i krye shfrytëzuesi i ahpësirës për pano reklamuese.
“Për çdo pano reklamuese të hartoj skicën e cila përmban formën, dimensionet e panos reklamuese (duke përfshirë edhe bazamentin e panos reklamuese), ngjyrën, llogarinë statike për stabilitetin e panos reklamuese me sipërfaqe mbi pesë (5) metra katror, emërtimin e rrugës dhe lokacionin ku do të vendoset panoja reklamuese me koordinatat (x,y,z)’, thuhet në nenin 12 të këtij draftuhdëzimi, pika 1.1.
Gjithashtu, shfrytëzuesi obligohet të largoj me shpenzimet e tij panon reklamuese, pas skadimit të kontratës për shfrytëzimin e brezit rrugor ose brezit mbrojtës të autoudhës, rrugës nacionale dhe rajonale për vendosjen e panove reklamuese dhe rregulloj lokacionin ku ka qenë e vendosur panoja reklamuese.
Shfrytëzuesi obligohet të paguajë tërë shumën vjetore të tarifës avancë për vendosjen e panos reklamuese./Ndërtimi.info/
