Arkitekturë
Pavijoni i Kosovës me 72 satelite në Bienalen e Venedikut, paraqet sfidat e qytetit në vitet e 90-ta
Pjesë e Ekspozitës së Arkitekturës Bienalja e Venedikut 2018 është edhe Kosova.
Me një projekt të mahnitshëm të një “qielli prej satelitëve”, pavijoni i quajtur “The city is everywhere”, apo “Qyteti është gjithkund”, me kuratore Eliza Hoxhën, përpiqet të sfidojë Bienalen e këtij viti “FREESPACE”.
Përshkrimi i pavijonit i cili figuron në faqen zyrtare të Bienales së bashku me fotografinë e projektit, është ky:
“Çdo gjë që qendra dhe qyteti në përgjithësi i siguruan të gjithëve për vite, në vitet 1990 për shqiptarët u shpërnda në copa dhe u zhytën në shtëpitë dhe vendet private në zonat pranë qytetit. Një shtëpi u bë shkollë, restorant, vend promovues, zyrë, galeri arti, spital dhe shtëpi në të njëjtën kohë. Ky ndryshim dhe shkrirje e privates dhe publikes, e mbyllur dhe e hapur, brenda dhe jashtë, intimiteti dhe transparenca nga njëra anë ndikuan në tipologjinë e banesave dhe në strukturën urbane në përgjithësi duke e zgjeruar qytetin më tej kufijve të tij. Hapësira private u hap për publikun duke e bërë shtëpinë një metaforë për qytetin gjatë periudhës së okupimit. Qyteti u bë një rrjet i hapësirave heterotopike paralel me hapësirat dhe institucionet zyrtare publike. Çdo shtëpi ofroi një copë pasqyre të qytetit. Të gjitha këto mund të shihen si “vende ku gjërat gjetën terrenin dhe stabilitetin e tyre” gjatë një kohe shumë të pasigurt, të dhunshme dhe të paqëndrueshme në Kosovë.”





