Connect with us

Aktuale

Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë me shumë mangësi, qytetarët paguajnë dy herë tatimin  

Published

on

Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë nuk është plotësisht efektiv dhe rrjedhimisht janë identifikuar disa mangësi në këtë sistem, e të cilat prekin edhe xhepin e paguesve të tatimit, shkruan Ndërtimi.info.

Ministria e Financave nuk ka arritur të hartojë strategjinë e teknologjisë informative dhe në mungesë të saj rrezikohet funksionin i centralizuar i sistemit.

Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit ky sistemi nuk është i shtrirë në të gjitha komunat e Kosovës, për shkak të mungesës së vullnetit nga këto komuna për të mbledhur të hyra nga tatimi në pronë.

Ministria e Finanacave në bashkëpunim me Agjencinë Suedeze të Tatimeve dhe financim të Agjencisë Suedeze për Zhvillim dhe ka hartuar projektin Pro Tax, me qëllim që regjistrimit të plotë dhe të drejt të tatimit në pronë, por që jo gjithçka po shkon siç duhet.

Në bazë të raportit të ZKA-së, ngritët shqetësimi që qytetarët të kenë paguar obligimet tatimore, por që nuk u është zbritur kjo shumë e paguar në sistemin e Protax-it, dhe të ngarkohen përsëri me obligimin e paguar. Gjithashtu, komunat nuk bëjnë barazimin e raporteve në mes të dy sistemeve, andaj rrezikojnë që raportimi i tyre të mos jetë i drejtë.

Në lidhje me këtë projekt janë identifikuar disa mangësi të tjera, e të cilat rrezikojnë ndërprerjen e projektit.

“Zbatimit i projektit është përcjellë me kufizime siç janë: miratimin e legjislacionit për tatim, angazhimin e personelit dhe të plotësojë nevojat për operim dhe mirëmbajtje të sistemit duke përfshire edhe infrastrukturën e nevojshme. Në rast se MF, nuk ndërmerr hapa konkret në plotësimin e kushteve, ekziston rreziku që përkrahja nga projekti të ndërpritet. Meqenëse nuk është paraparë së çfarë do të ndodhë në rast të ndërprerjes”, thekson ZKA.

Problem tjetër i identifikuar është vonesat në regjistrimin e pagesave dhe mos fshirjen e pagesave të dështuara nga lista e pagesave të dështuara pas regjistrimit të tyre, gjë që mund të rrezikoj që ato të regjistrohen më shumë se një herë dhe mos të kemi pasqyrimin e drejtë dhe të plotë të pagesave në sistem për shkak të vonesave të regjistrimit.

Tutje, në mungesë të rregullores për shpërndarjen e pagesës, shpërndarja ka ndryshuar disa herë. Fillimisht, është aplikuar nga lartë-poshtë, pastaj me hyrjen në fuqi te ligjit për faljen e borxheve, shpërndarja ka ndryshuar në poshtë-larte. Sipas ZKA-së ky ndryshim aplikohet vetëm për fushëveprimin i cili e mbulon periudhën e faljes se borxheve, e jo edhe shpërndarjen e pagesave jashtë këtij fushëveprimi, duke sjellë vështirësi edhe në leximin e kartelave financiare si dhe ka sjellë pakënaqësi të mëdha te tatimpaguesit.

Zyra e Auditimi ka dhënë një varg rekomandimesh me qëllim të përmirësohet mjedisi i kontrollit në mes të strukturave udhëheqëse dhe proceseve institucionale për të siguruar funksionimin e Sistemit Informativ të Tatimit në Pronë, përkatësisht zbatimin dhe mbarëvajtjen e këtij sistemi, si dhe ofrimin e informatave të besueshme, tërësishme dhe në kohën e duhur./Ndërtimi.info/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending