Connect with us

Aktuale

Kosova dhe Mali i Zi pa taksë kufitare

Published

on

Sot, në ambientet e Ministrisë së infrastrukturës me ftesë të ministri Pal Lekaj, erdhi ministri i Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi, Osman Nurković. Ministrat Lekaj e Nurković biseduan për një sërë temash dhe projektesh bashkëpunimi në infrastrukturën rrugore, ajrore dhe hekurudhore, e që kanë rëndësi për qytetarët e të dyja vendeve, por edhe për lidhjen e korridoreve me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe lidhjen e të dyja vendeve me Evropën.

Në këtë takim ministrat e të dyja vendeve kanë biseduar edhe për tunelin Pejë-Rozhajë, projekt ky i cili do ta shkurtojë distancën mes dy vendeve dhe do të lehtësoj qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe mallrave mes dy vendeve mike, si dhe për mundësinë e heqjes së sigurimeve kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi si dhe lidhjen hekurudhore mes dy vendeve tona.

Po ashtu ministrat e të dyja vendeve biseduan edhe për projektin e rrugës Deçan-Plavë i cili projekt tashmë ka filluar së implementuari në pjesën e Kosovës, kurse Nurković dha zotime se edhe pala e Malit të Zi do ta vazhdojë këtë projekt nga kufiri e deri në Plavë.

Pas takimit të dy ministrat kanë mbajtur një konferencë për media, ku ministri Pal Lekaj, duke iu adresuar mediave dhe duke e falënderuar ministrin Nurković tha: “Është ditë e veçantë e vizita e ministrit Nurković në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Qeverinë e Kosovës, si një shembull i mirë bashkëpunimi mes dy qeverive, asaj të Malit të Zi dhe asaj të Kosovës. Ne biseduam për tri çështje me rëndësi që do të ndikojnë në lidhjen e korridoreve dhe në lidhjen hapësinore. Ajo që ne u dakorduam sot , është që ne të zhvillojmë infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe heqjen e taksës kufitare. Sa i përket tunelit Pejë –Rozhajë tani po bëhet studimi i fizibilitetit me intensitet të shtuar dhe nuk do të mbetet vetëm në fjalë, por do të implementohet me përpikëri. Unë e falënderoi ministrin që më dha garanci se rrugën Deçan- Plavë, Mali i Zi do ta zhvillojë si projekt në domenin e përgjegjësive që i ka. Ky projekt është duke u zhvilluar dhe punët po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë dhe shpresojmë ta kryejmë në afatin më të shkurtë të mundshëm, sipas kontratës së nënshkruar. Ne si qeveri, një rëndësi të veçantë ua kemi dhënë edhe politikave zhvillimore të hekurudhave, ku tashmë për dy segmente janë të siguruara fondet, atij në drejtim të Maqedonisë dhe atij në drejtim të Serbisë me mbështetje të Bashkimit Evropian, 50 përqind grant dhe 50 përqind huamarrje. Sa i përket hekurudhës Pejë- Beran, ne na ka mbetur ta bëjmë fizibilitetin dhe do ta mbështesim fuqishëm si projekt, por na ka mbetur edhe lidhja hekurudhore me Shqipërinë në një gjatësi prej afër 17 kilometrash në anën tonë. Kjo vizitë e ministrit Nurković do të ndikoj dukshëm edhe në vazhdimin e të gjitha projekteve që i përmenda, sepse pa zhvillim të infrastrukturës, pa lidhje të korridoreve, nuk do të kemi as zhvillim ekonomik. Rajoni ka vuajtur nga pengesat dhe ne si dy qeveri, jemi shembulli më i mirë i rajonit në largimin e të gjitha pengesave, prandaj ministër Nurkovic edhe një herë faleminderit”, tha pos tjerash ministri Pal Lekaj.

Kurse ministri Nurkovic në fjalën e tij adresuar mediave në këtë konferencë u shpreh: “Shpreh kënaqësinë time që po vizitojë Qeverinë e Kosovës dhe ministrin Pal Lekaj. Ky takim është vetëm një vazhdimësi e bashkëpunimit dhe takimeve qysh prej kur kemi ardhur në këto pozita dhe konfirmim se jemi në rrugën e duhur. Sot kemi biseduar për shumë projekte të cilat duhen realizuar në të ardhmen. Projekti më me rëndësi të cilin shpresoj që ta fillojmë shumë shpejtë, është projekti madhor i ndërtimit të tunelit Pejë – Rozhajë, për këtë projekt kemi biseduar qe një vit e gjysmë dhe kemi arritur që ta kemi përkrahjen e qeverive tona, pra ka arritur në nivel të dy kryeministrave tanë dhe shpresojmë që të fillojmë sa më parë. Tema e dytë që e diskutuam ishte projekti i rrugës Deçan- Plavë, që është edhe lidhja e dytë mes dy vendeve tona. Po ashtu kemi biseduar edhe për lidhjen hekurudhore ndërmjet Pejës dhe Rozhajës. Ne e kemi kryer projektin ideor për ndërtimin e kësaj pjese dhe do t’ia dorëzojmë këtë plan ideor Qeverisë së Kosovës dhe ministrit Lekaj. Një temë tjetër për të cilën kemi biseduar është edhe mundësia e heqjes së taksës kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, sepse këtë e kemi identifikuar si një barrierë e cila i pengon bizneset dhe besoj që shumë shpejtë do ta mënjanojmë, ku edhe për këtë çështje kemi përkrahjen e të dy kryeministrave tanë. Kjo përveç që do ta rriste qarkullimin e qytetarëve në të dy anët e kufirit, do t’i ngriste në nivel edhe më të lartë marrëdhëniet mes dy shteteve. Ne biseduam edhe për nënshkrimin e marrëveshjes së transportit, ku bashkëpunëtorët tanë do të punojnë në këtë marrëveshje, të cilën presim ta nënshkruajmë gjatë muajit korrik. Marrëdhëniet e shkëlqyeshme politike që i kemi, natyrisht se do t’i avancojmë edhe më tej në të ardhmen”, tha ndër të tjera ministri Nurković.

Kjo vizitë dhe ky takim është vazhdimësi e takimeve dhe qëndrimeve të harmonizuara që ministrat, Lekaj dhe Nurkoviç i kanë patur edhe në samitet ndërkombëtare, që janë mbajtur, siç është ai i Brukselit, Sofjes, Lubjanës dhe takime të tjera rajonale dhe ndërkombëtare.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending