Aktuale
A do të përsëritet në “BOREA” dështimi sikur te Brezovica

Zvarritja e fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së Skijimit “BOREA” në Pejë po lë mundësi që projekti të dështojë dhe në këtë mënyrë të përsëritet rasti sikur në Brezovicë.
Mirëpo, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri shprehet se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
“Prej asaj që kam parë unë këto katër vjet besoj që jo”, tha ai në emisionin “koha për Ndërtim”.
Në anën tjetër, Vlamir Krasniqi, aksionar i kompanisë “FILAV”, që është në konzercium me kompaninë “Leitner”, fajin për dështim të mundshëm e hedhë tek institucionet e Kosovës.
“Nëse përsëritet një Brezovicë e dytë do të jetë përgjegjësi vetëm e institucioneve të Kosovës”, tha ai.
E, sikur të ndodhte dështimi, sipas gazetarit Parim Olluri, faji do t’u bie në supe qeveritarëve që kanë udhëhequr këtë proces, veçanërisht LDK-së.
“Nëse dështon, fajtorë janë normalisht duke nisur prej kryetarit të Komunës së Pejës dhe përgjegjësve të departamenteve që kanë pasur rol kyç në ecurinë e këtij projekti dhe normalisht përgjegjësin kryesor politik e kishte bërë LDK-në, sepse ka qenë projekt i nisur nga LDK-ja, duke përfshirë ish-kryeministrin Isa Mustafa, ish-ministrin Avdullah Hotin dhe ish-ministren, Hykmete Bajramin”, tha Olluri.
Dështimi i Boreas ndoshta nuk do ta befasonte një person që ishte ndër skeptikët e parë, Veton Mujaj, drejtori ekzekutiv i organizatës “Syri i Vizionit”
“Unë nuk isha dëshpërua, për shkak se e di dhe nuk kam qenë i bindur asnjëherë se do të bëhet, as sot nuk jam i bindur, mund edhe të bëhet, por unë jam skeptik në atë drejtim”, u shpreh ai./Ndërtimi.info/
https://www.facebook.com/kohaperndertim/videos/500753557006361/
