Aktuale
Topalli reagon për vdekjen e punëtorit të ndërtimit, kërkon të krijohet gjykata e punës

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Faton Topalli ka reaguar për vdekjen e punëtorit në orët e sotme të mëngjesit në Fushë Kosovë. Ai përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar të ndryshohet Ligji i Punës si dhe të garantohet zbatimi i këtij ligji.
Ai më tej ka thënë se punëtorët në Kosovë janë krejtësisht të pambrojtur, të diskriminuar, të përçmuar si dhe që humbin jetën e tyre në vendin e punës.
Postimi i plotë i Topallit:
Sot humbi jetën në punë edhe një punëtorë
Nëse në Kosovë ka një grup qytetarësh, i cili është krejtësisht i pambrojtur, i diskriminuar në formën më të vrazhdë të tij, i trajtuar pa dinjitet, i përçmuar, i zhveshur nga të drejtat elementare të njeriut, i shfrytëzuar në maksimum dhe i paguar në minimum, ky grup janë punëtorët e Kosovës të cilët përvecse u mungojnë të drejtat elementare, ata humbin edhe jetën e tyre!
Sot në Fushë-Kosovë ka humbur jetën një punëtor në sektorin e ndërtimit. Sipas të dhënave statistikore vetëm 6 vitet e fundit kanë vdekur mbi 61 qytetarë në sektorin e ndërtimit.
- Të ndryshohet Ligji i punës për t’i shtuar të drejtat e punëtorëve aty ku me ligj janë të cunguara,
- Të zbatohet Ligji i punës,
- Të garantohet zbatimi i tij nëpërmjet rritjes së numrit të inspektorëve të punës dhe,
- Të krijohet një gjykatë e punës, e cila merret vetëm me rastet e shkeljeve të të drejtave të punës, pa pasur nevojë për të pritur vite të tëra për t’i realizuar punëtorët e dëmtuar të drejtat që u takojnë me ligj.
Detaje rreth vdekjes së ndërtimtarit 30 vjeçar në Fushë Kosovë
