Featured
Kulla gurë-fortë që u rezistoi tri luftërave
Në fshatin Rahovë të Shalës së Bajgorës, në “Mëhallën e mesme” gjendet Kulla e Imer Imerit. Ajo është ndërtuar në shekullin XIX. Ajo ishte ndërtuar si pjesë e një kompleksi prej tri kullave. Dy të tjera i ka “ngrënë” koha, kurse kjo që i rezistoi kohës, kishte shërbyer si konak apo bujtinë burrash.
I ka rezistuar dy luftërave botërore ndërsa deri në vitin 1998 ishte e banuar, gjë që ia shton karakterin unik të saj.
Kulla është e ndërtuar nga materiali vendor gurë dhe dru, me teknika tradicionale popullore, nga mjeshtrit vendorë. Materiali i gurit të fortë dhe të butë sigurohej nga një gurthyes në afërsi të fshatit, ndërsa konstruksioni i drurit u sigurua nga mali i vet pronarit, nga Zabeli i Skenderajt.
Në katin e sipërm të kullës, në pjesën juglindore, janë të hapura dy frëngji, qemerët e të cilave janë të punuara me gurë të kuqërremtë, të cilat shtojnë vlerën artistike të pamjes së jashtme. Hapësirat e tjera të dritareve janë të formës katërkëndore të madhësive të ndryshme.
Kulla ishte e banuar deri në vitin 1998. Transformimet janë të dukshme kryesisht në mbulesën e kulmit, të kryera nga familjarët, trashëgimtarët. Kulla i përballoi këto luftëra: Luftën e Parë Botërore, Luftën e Dytë Botërore dhe luftën e viteve 1998/1999.
-
Infrastrukturë1 day ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë1 day ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Infrastrukturë1 day ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë1 day ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto1 day ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Aktuale1 day ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale
-
Aktuale1 day ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Infrastrukturë1 day ago
Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë
You must be logged in to post a comment Login