Connect with us

Featured

Një shtet lundrues i banueshëm do të krijohet në Oqeanin Paqësor

Published

on

Shteti i parë lundrues i pavarur në botë i cili do të ndertohet në Oqeanin Paqësor më 2022 do të veprojë jashtë rregulloreve qeveritare duke përdorur monedhën e vet ‘Vayron’.

Planet janë për një shtet të lidhur me detin, me 300 shtëpi, si dhe një pjesë të vogël të hoteleve, restoranteve, zyrave dhe më shumë, të ndërtuara në Oqeanin Paqësor jashtë ishullit të Tahitit. Financuar nga themeluesi PayPal Peter Thiel, projekti prej 50 milion dollarë është një program pilot në partneritet me qeverinë e Polinezisë dhe është përkrahur nga një lëvizje e akademikëve, filantropistëve dhe investitorëve.

Në një intervistë të re, Nathalie Mezza-Garcia, një shkencëtar politik dhe studiues për projektin Floating Island, thotë se banorët e ishullit do të jenë të lirë nga ‘ndikimet e luhatshme gjeopolitike dhe çështjet tregtare’ dhe pohoi se kombi mund një ditë të strehojë refugjatë të zhvendosur nga ndryshimet klimatike. Planet radikale pritet të përfundojnë deri në vitin 2022 dhe kushtojnë më shumë se 50 milionë dollarë.

Strukturat e ishullit do të kenë”çatitë e gjelbërta” të mbuluara me gjelbërim dhe ndërtimi do të përdorë bambun lokal, fijet e kokosit, dru dhe metalet e ricikluara dhe plastike. Mund të shihet krijimi i një kombi të pavarur që lundron në ujërat ndërkombëtare dhe vepron sipas ligjeve të veta për ‘çlirimin e njerëzimit nga politikanët’, sipas Institutit Seasteading.

Një numër i ndërtesave  të pa banueshme të ishullit janë projektuar për të funksionuar si qendra biznesi, duke lejuar kompanitë të punojnë jashtë  rregulloreve qeveritare.”Kjo do të thotë se ka stabilitet, jashtë ndikimeve luhatëse gjeopolitike, çështjet tregtare dhe luhatjet e monedhës pra në këtë mënyrë themi se është inkubatori i përsosur, tha zonja Mezza-Garcia. Ajo shtoi se projekti është një perspektivë emocionuese për ata që janë të zhgënjyer me sferën politike të sotme. Nëse nuk doni të jetoni nën një qeveri të veçantë, njerëzit do të jenë në gjendje të marrin shtëpinë e tyre dhe të notojnë në një ishull tjetër, tha zonja Mezza-Garcia.

Instituti Seasteading, i bashkë themeluar nga themeluesi i Paypal Peter Thiel, ka kaluar pesë vitet e fundit duke krijuar plane për ‘komunitete të përhershme dhe inovative që lundrojnë në det’, duke u bashkuar me Blue Frontiers, një kompani e re e specializuar në ndërtimin e ishujve lundrues. Froniters Blue zbuluan imazhet e konceptit të projektit Polinezisë Franceze në dhjetor të 2017.

Kodrat dhe malet, forma e shkëmbinjve dhe monumentet e tjera nënujore, si dhe ngritja dhe vendosja e diellit, hënës dhe yjeve u pasqyruan në dizajn. Platformat e vogla me vila do të rrjeshtohen sipas vendosjes së yjeve të Siriusit, ose Rua faupapa, sistemi yjor, sipas planeve. Elemente të tjera të lundrimit janë marrë parasysh në planifikimin urban.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending