Arkitekturë
Përse duhet të zgjedhim ndriçimin e shtëpisë me drita LED

Ndriçuesat LED janë bërë kohët e fundit shumë të popullarizuara për dekorimet në shtëpi. Ato mund të përdoren në të gjithë shtëpinë tuaj dhe kanë një numër të madh avantazhesh në krahasim me llampat tradicionale për ndriçim elektrik.
Ne jemi mësuar që këtë lloj ndricimi ta shohim në ambiente publike si restorante,bare etj. Por në ditët e sotme po kthehet në një tend për dekorimin e,por kësaj radhe edhe në shtëpi. Ja disa nga arsyet pse duhet të përdorim ndriçuesat LED.
Efikasiteti në energji
Ndriçim LED është një zgjedhje jashtëzakonisht inovative për ndriçim. Këto llampa janë tepër efikase për konvertimin e energjisë, pothuajse rreth 80% në dritë për ndriçim dhe mund t’ju kursejnë energji dhe para. Mendoni sikur të kurseni energji për një kohë të gjatë,faturat tuaja do të vijnë akoma dhe më pak, një alternativë për të kursyer. Një tjetër avantazh i ndriçimit LED është se llampat janë gjithmonë të ftohta kur i prekni. Pra kanë një siguri më të madhe se llampat e zakonshme në ndriçim,sidomos në qoftë se keni fëmijë të vegjël.
Dritë të qartë
Janë të rehatshmë dhe të qarta. Ju mund ti përdorni edhe për të lexuar. Ambientet tuaja do të ndriçojnë më dritën e qartë dhë të fortë të ZHEL. Ndriçim LED është i favorshëm edhe për dollapet pasi mund të ndriçojë edhe qoshet e hapësirës suaj.
Ideale për ndricimin në banjo
Dritat LED-s janë kanë një kosto të ulët mirëmbajteje dhe janë ideale për përdorimin në banjo. Për shkak të dispozicionit në ndriçim që është i papërshkueshëm nga uji apo nga avujt e ngrohtë, ju jeni mëse të sigurtë nga ky lloj ndriçimi. Mund të bëni dush rehat dhe pa kompleksin se llampa mund t’ju shpërthejë mbi kokë.
Ndriçim në të gjithë ambientet e shtëpisë
Dritat LED mund të vendosen pothuase në çdo vend. Nëse përdoren siç duhet mund t’iu ndriçojnë edhe cepet më të fshehura të shtëpise që një ndriçim i zakonshëm mbase nuk e bën. Shumë vende rreth shtëpisë mund të përfitojnë nga një grimë dritë shtesë , sidomos zonat ku nuk ka dritë natyrore dhe nuk ka asnjë mundësi për të vendosur një dritë të lirë në këtë pjesë të shtëpisë.
Dekor estetik
Llampat LED janë në dispozicion në një shumëllojshmëri të gjerë të ngjyrave , duke lejuar që ju të dekoroni dhomat tuaja sipas ngjyrës që preferoni. Mund të krijoni ambiente romantike sipas situatës dhe gjendjes shpirtërore. Mund ti zgjidhni sipas ngjyrës së mobiljeve tuaja apo mureve. Dritat e bardha intensive e të qarta LED-s mund të jetë të përkryera për lexim ose në banjo.
