Aktuale
Të gjitha muralet në rrugën “B” mbushen me grafite, synohet tërheqja e turistëve

Rruga “B” në kryeqytet është një nga vendet më të frekuentuara në kryeqytet. Në këtë ka ndikuar ndërtimi i ri i kësaj pjese dhe zhvillimi i saj. Por, e veçanta e kësaj pjese të qytetit mbetet murali i mbushur me grafitë të ndryshme. E, që nga sot rrugës “B” do t’i shtohet edhe një mural tjetër i mbushur me grafite.
Në 1800 metra katror mural do të zhvillohet art i rrugës për tri ditë (18-20 maj), në kuadër të edicionit të dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Garfiteve, shkruan Ndërtimi.info.
E, për të ndryshuar pamjen e muralit në kryeqytet, po marrin pjese mbi 100 artistë, kryesisht të huaj.
Përveç që t’i jepet një pamje më ndryshe rrugës “B”, sipas organizatorëve ,qëllimi mbulimit të muralit me grafitë është edhe tërheqja e turistëve nga vende të ndryshme të botës.
Drejtori i festivalit, Agon Xhelili, thotë për Ndërtimi.info se synohet që brenda dy vjetësh në regjistrohen deri 5 mijë turistë të huaj që vizitojnë këtë pjesë të qytetit, për shkak të muraleve.
“Ne duam që të tërheqim turistë. Misioni është që Prishtinën ta bëjmë qytet turistik, ta bëjmë qytet të grafiteve në Ballkan. Ne synojmë që pas dy vjetësh të kemi 5 mijë turistë të regjistruar, që vizitojnë këto grafite”, u shpreh ai.
Ky festival është organizuar nga Qendra për Zhvillimin e Aritit në partneritet me Komunën e Prishtinës, ndërsa është përkrahur nga dy donatorë gjerman.
Ndërkaq, festivali i grafiteve, i cili për herë të parë filloi në vitin 1997 në Gjermani, tani mbahet në mbi 30 shtete të ndryshme. /Ndërtimi.info/
