Aktuale
Drejt fundit punimet e Unazës së Madhe
Po ju vjen fundi punimeve të “Unazës të Madhe” e cila do ta lehtësoj qarkullimin në Tiranë.
Në shtator “Unaza e Madhe” e Tiranës do të jetë funksionale për qytetarët. Për pak ditë pritet të hapet edhe segmenti më i rëndësishëm i saj, i cili lidh zonën e “Pallatit me Shigjeta” me Farkën.
Punimet e Unazës së Madhe në Tiranë i inspektoi nga afër i pari i Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh i kënaqur me ritmin me të cilën po ecin punimet,
“Ky është një projekt i madh, që do të thotë se edhe ritmi që kemi pasur në kaq pak muaj ka qenë jashtëzakonisht i lartë, ndaj jam shumë krenar për të gjithë kolegët, nga inxhinierët deri tek punëtorët më të thjeshtë, që kanë punuar ditë e natë, një pjesë e madhe prej tyre kanë sakrifikuar pushimet e verës, që kur pjesa tjetër e Tiranës të kthehet nga pushimet, ta gjejë këtë aks të përfunduar”, tha Veliaj.
Ai bëri të ditur se veç punimeve për pjesën kryesore të këtij projekti, në shtator do të kenë përfunduar punimet edhe për të gjitha elementët e tjerë shtesë dhe sekondar, siç janë ndriçimi, rrugët dytësore, trotuaret apo mbikalimet për këmbësorët.
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë3 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale3 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Aktuale3 days ago
AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore
-
Infrastrukturë1 day ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë3 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë20 hours ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
You must be logged in to post a comment Login