Featured
Nga kush dhe kur u ndërtua kisha në Kala të Prizrenit

Në Kalanë e Prizrenit ende gjenden themelet e xhamisë që dikur ishte aty, e cila ishte ndërtuar në vitin 1808 nga familja borgjeze prizrenase Rotla, konkretisht nga Emin Pashë Rokla. Themelet e kësaj xhamia gjendet pothuajse ne mes të territorit që përfshinë Kala e Prizrenit.
Sekretari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Orhan Bislimaj ka treguar për emisionin “koha për Ndërtim” një version tjetër të historisë së kësaj xhamie, për dallim nga ajo që thuhet në tabelën njoftuese në hyrje të kalasë.
“ Të dhënat janë gabim sepse nuk është ndërtues i xhamisë Emin Pasha, por rindërtues i xhamisë është Mahmut Pashë Rotla. Viti 1828 që përmendet aty nuk është në pyetje ndërtimi për herë të parë i xhamisë, por ky është rindërtimi i dytë i xhamisë. Mahmut Pasha e rindërtuar xhaminë e cila daton që nga gjysma e dytë e shekullit XV, një nga xhamitë më të hershme në qytetin e Prizrenit”, ka thënë ai për emisionin “Koha për Ndërtim”.
Ilir Gashi nga iniciativa për ndërtimin e xhamisë dhe sahatkullës në Kalanë e Prizrenit tregon ndryshe historinë e xhamisë.
“ Shënimet e hershme osmane tregojnë se xhamia është rindërtuar me pushtimin e Prizrenit, më 1455, kur edhe janë vendosur ushtarët osmanë në kala. Pastaj, supozohet se xhamia është shkatërruar me pushtimin austriak, më 1679. Pas kthimit të osmanëve është bërë rindërtimi i shumë monumenteve, po ashtu supozohet se atëherë është rindërtuar edhe kalaja është rindërtuar më 1808”, ka thënë ai.
Në anën tjetër udhëheqësi i punimeve në Kalanë e Prizrenit, Shafi Gashi ka potencuar se viti i menduar i ndërtimit të kësaj xhamia është 1808.
“Mendohet se është ndërtuar pas viti 1800, me disa ndërhyrje të mëvonshme rindërtuese dhe natyrisht ky monument është shkatërruar me luftërat ballkanike, 1912 – 1913. Kemi një foto të këtij viti dhe kemi edhe fotot të viteve të tjera ku shihet monumenti, e sidomos shihet qartë në vitet 1863 dhe në vitin 1870”, ka thënë ai.
Fotografitë e shumta të udhëtarëve e paraqesin minaren e kësaj xhamie, nga poshtë qytetit, që është nga faktet kryesore që ka Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit.
EMISIONI I PLOTË: https://www.youtube.com/watch?v=4frGL62ngXc
Prej shekullit XIX daton një hartë turke ku paraqet kalanë e Prizrenit, e ku është edhe xhamia.
E, kjo fotografi ku paraqitet restaurimi i kalasë, tregon se si është dukur xhamia./Ndërtimi.info/
