Aktuale
Vitia nuk respekton Ligjin e Prokurimit, OShP i kthen në rivlerësim tenderin për mirëmbajte të rrugëve

Komunës së Vitisë i është anuluar dhënia e kontratës për tenderin që ka të bëjë me mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve në këtë zonë, shkak i mosrespektimit të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).
Me vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) Komuna e Vitisë duhet ta kthejë lëndën në rivlerësim.
Deri te anulimi i dhënies së kontratës erdhi pasi në operatori ekonomik “El-Bau” si palë e pakënaqur kishte pretenduar se Autoriteti Kontraktues lidhur me këtë tender ka vepruar në kundërshtim me nenin 1, 6, 7, 56, 59, 60, 61, 69 dhe 108A të LPP, pretendime këto të cilat i ka konstatuar edhe eksperti shqyrtues i OShP-së.
Sipas njoftimit për anulimin e dhënies së kontratës nga OShP tregohet se operatorit ankues nuk i është lejuar që të ketë qasje në dokumentacionin e këtij aktiviteti të prokurimit duke mos iu mundësuar që të kenë as ndonjë kopje të dokumentacionit të kompanive “Comany Zuka Comerc dhe konsorciumit “Euro Abi&Jaha Company&Pro&Co Group”.
“Eksperti shqyrtues mendon se duke u bazuar në Ligjin e Prokurimit Publik, përkatësisht neni 10 dhe 11 si dhe Udhëzuesin Operativ të Prokurimit Publik neni 7 paragrafi 4 ku ndër tjera thuhet se Përveç dokumenteve të klasifikuara si informata sekrete të bizneset, AK do t’i ofrojë çdo palë të interesuar që e bënë kërkesën, qasje të shpejtë dhe të arsyeshme në të gjitha të dhënat për aktivitetin e prokurimit. AK me kërkesë të një pale të interesuar, do të bëjë dhe do t’i siguroj palës së interesuar një kopje të cfarëdo materiali në të cilin pala e tillë e interesuar ka të drejtë qasje”, thuhet në shpjegimi e ekspertit shqyrtues të OShP-së, raporton Ndërtimi.info
Eksperti shqyrtues ka vërtetuar edhe pretendimin që operatori ekonomik “Company Zuka Comerce” nuk ka përmbush kriterin e parashtruar nga ana e AK me qenë se AK e ka specifikuar skatë se nevojiten minimumi dy cilindra ngjeshës tamponi 12 deri në 16 ton.
Këtë kriter nuk e kishin përmbushur as grupi i operatorëve ekonomik “Euro Abi&Jaha Company&Pro&Co Group”.
Pas gjithë kësaj paneli shqyrtues ka konstatuar se Komuna e Vitisë gjatë rivlerësimit konform nenit 59.2 dhe 72 të LPP duhet të sqarojë dhe të verifikojë se OE i rekomanduar a i ka plotësuar kërkesat e AK të parashikuara në nenin 9.1 & 9.2 të FDT-së.
Veç kësaj komuna duhet të vërtetojë dhe të sqarojë dilemat dhe pretendimet OE ankuese edhe sa i përket operatorëve të tjerë ekonomik.
