Ndërtim
Në qershor mbahet panairi i ndërtimit “Shqipëria 2018”

Albexpo Group, kompani shërbimesh në fushën e organizimit dhe realizimit të expo-panaireve, me një infrastrukture ka njoftuar për organizimin e Panairit te Ndërtimit “Shqipëria 2018”.
Ky grup operon me eksperience kombëtare prej 24 vitesh në Shqipëri duke veçuar Panairin e Mobilierisë dhe panairet rajonale prej 17 vitesh ne Kosovë, në bashkëpunim me OEK.
Ata kanë ftuar kompani të ndryshme për t’u bërë pjesë e panairit duke prezantuar produktet e tyre duke e bërë promovimin e tyre dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me publikun si pjesë e rëndësishme e pjesëmarrjes.
“Nëse e konsideroni qe sillni risi në produkte apo shërbime në tregun shqiptar dhe jo vetëm, atëherë ky Panair është vendi i duhur për t’u prezantuar. Në kuadrin e miratimit të shumicës së planeve zhvillimore të territorit, krijohet mundësia e rritjes se investimeve publike dhe private në fushën e ndërtimit, për rrjedhojë nxiten ritmet e zhvillimit të vendit duke gjeneruar rritje ekonomike të qëndrueshme përmes një stabiliteti makroekonomik dhe financiar” thuhet në njoftim.
Ekspozues, nga vende të ndryshme të Shqipërisë dhe rajonit, do të prezantojnë në këtë panair produktet dhe teknologjitë më të reja për çdo industri të madhe të ndërtimit, duke përfshirë materiale ndërtimi, materiale për infrastrukturë, mjete pune, makineri ndërtimi dhe shumë produkte dhe shërbime të tjera.
Në këtë panair prodhuesit e pajisjeve origjinale dhe shpërndarësit ekskluziv të pajisjeve, mjeteve, produkteve dhe shërbimeve për ndërtimin, prodhimin e betonit dhe materialet komerciale të ndërtimit do të ekspozojnë produktet e tyre. Panairi tërheq rreth 100 ekspozues dhe ofron edhe certifikata për pjesëmarrësit.
