Aktuale
Përfitojnë 40 familje nga ndarja e materialeve ndërtimore për shtëpi, aplikuan 280
Komuna e Prizrenit ka filluar verifikimin e shtëpive që kanë aplikuar për të përfituar nga programi i ndarjes së materialeve ndërtimore.
Për të përfituar nga kjo ndarje e materialeve ndërtimore kanë aplikuar 280 familje, ndërkaq do të përfitojnë vetëm 40 familje.
Sipas një njoftimi të Komunës së Prizrenit kompania është konsoliduar ku ka përfunduar verifikimin e 24 aplikimeve nga rajoni i Hasit, shkruan Ndërtimi.info
Ndërsa, sot do të vazhdohet me verifikimin nga rajonet tjera të komunës aty ku ka pasur aplikime.
Njoftimi i plotë i komunës:
FILLON VERIFIKIMI NË TERREN I SHTËPIVE QË KANË APLIKUAR PËR TË PËRFITUAR NGA PROGRAMI I NDARJES SË MATERIALEVE NDËRTIMORE
Pas përfundimit të afatit të thirrjes për aplikim për të përfituar nga programi për ndarjen e materialit ndërtimor për familjet nga skema sociale dhe kategoritë tjera sociale me nevojë, Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka filluar me fazën e verifikimit në terren të shtëpive që kanë aplikuar.
Numri i aplikimeve është 280, ndërsa nga ky program do të përfitojnë 40 familje.
Tashmë komisioni është konsoliduar dhe ka përfunduar me verifikimin e 24 aplikimeve nga rajoni i Hasit, ndërsa sot do të vazhdojë me verifikimin nga rajonet tjera të komunës ku ka pasur aplikime.
Kjo është hera e parë që përfituesit e këtij programi do të përzgjedhen në këtë formë.





