Aktuale
Roboti që lyen në mënyrë të përkryer shtepinë tuaj

Kompania Silicon Valley mesa duket ka si synim të shkatërrrojë industrinë e bojrave duke qenë se nje risi e fundit nga kjo kompani duket se i përket pikërisht kësaj industrie.
Kjo për shkak se, në sajë të një robot të ri autonom, juve kurrë nuk do të ju duhet të lyeni përsëri muret tuaja. MIST, është ekipi prapa robotit dhe përbëhet nga studentë inxhinierikë nga Universiteti i Waterloo. Ekipi ka disa lidhje me Silicon Valley, pasi disa anëtarë kanë përvojë pune në Apple, Facebook, Amazon dhe Uber. Maverick është e pajisur me sensorë që e bëjnë atë një robot autonom plotësisht funksional, thotë MIST. Mist beson se industria e lyerjes së shtëpive është e bërë për përçarje, duke vënë në dukje se ka mbi 5.000 dështime të lidhura me lyerjen çdo vit, me 1.5 miliardë dollarë të shpenzuara për bojaxhi çdo vit në Amerikën e Veriut.
Shkectarët që qëndrojnë pas këtij roboti të quajtur Maverick, shprehen se ai mund të lyejë muret në mënyrë të barabartë dhe me një saktësi të madhe. ‘Procesi tradicional i lyerjes manuale është i ngadalshëm, i kushtueshëm, i paefektshëm dhe i rrezikshëm’, theksoi MIST në faqen e saj të internetit. Maverick, i cili u zbulua muajin e kaluar, përpiqet të lehtësojë disa prej këtyre pikave problematike. Ky robot përdor teknologjinë e planifikimit dhe boshtin e ashensorit për të lyer bojë lart dhe poshtë mureve. Është e pajisur me një platformë, sistem te krahëve me spërkatje që bën të mundur lyerjen e barabartë.
Kompania krijuese shprehet se ata gjithashtu dëshironin të automatizohej mekanizmi i spërkatjes së bojës, në mënyrë që asnjë ndërveprim njerëzor të mos kërkohej në funksionimin e prototipit. Disa pjesë u shtypën në 3D, ndërsa pjesët e tjera ishin të përpunuara nga copa druri. Maverick fillon duke hartë një dhomë dhe pastaj rrotullohet rreth për të pikturuar vende të cilat duhen lyer dhe duke shmangur në të njëjtën kohë hapësirat që nuk duhet të jenë. MIST tha se shpreson të shtojë karakteristika të tjera në të ardhmen që mund ta bëjnë atë edhe më të lehtë për t’u përdorur.
Ne në fakt planifikojmë të fusim një kamera prapa spërkatësit, në mënyrë që të ndjekë spërkatjen lart e poshtë dhe kështu mund të përdorim imazhet për të vendosur në lidhje me nëse do të aktivizohet proçesi i bojës apo jo, tha ekipi.’Ne kemi zbatuar tashmë këtë logjikë në softuer dhe madje kemi një algoritëm të zbulimit të cilësisë së bojës’.
