Aktuale
Ministria e Ambientit jotransparente për kompleksin qeveritar në Hajvali

Për ndërtimin e Rezidencës qeveritare në Hajvali do t’i kushtojë Buxhetit të Kosovës qindra miliona euro vetëm për shpronsimin e pronave, të cilat prekin zonën me interes të veçantë, që tashmë është edhe me vendim të Qeverisë.
Edhe pse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor(MMPH) ka iniciuar dhe është përgjegjëse e vendimit të ri të Qeverisë për shpronësimin e pronave në zonën me interes për ndërtimin e Kompkesit (Rezidencave) qeveritar, kjo Ministri nuk po e bënë transparente se sa është sipërfaqja e këtij ‘trualli’ të ri qeveritar.
Burime të KosovaPress brenda Ministrisë së Ambientit tregojnë se sipërfaqja me interes të veçantë do të jetë rreth 1 mijë hektarë.
Këshilltari i ministres së MMPH, Albena Reshitaj, Leutrim Sahiti ka thënë për KosovaPress se pas vendimit të qeverisë, kërkohet faza e dytë e procesit të elaboratit që nënkupton çështje teknike ose identifikimin e pronave për shpronësim, dhe sipas tij, pasi të bëhet ky procesi i elaboratit të shpronësimit, pastaj Qeveria merr vendim për shpronësim për ato prona të cilat, siç tha Sahiti tash për tash nuk e dinë sipërfaqen, sepse përcaktohen këto më vonë.
Për këtë proces teknik ose për identifikimin e pronave me interes të veçantë, kjo ministri planifikon të hap tender dhe të angazhojë një kompani private.
Ai duke shtuar se kjo ministri ka për obligim vetëm shpronësimin e këtyre pronave, shpreson që brenda këtij viti do të përfundon elaborati i shpronësimit për të ditur saktë se cilat prona janë të përfshira në këtë projekt.
Po ashtu, kjo ministri nuk ka treguar as shumen e për afërt të shpronësimeve, ngase ende nuk e ka të qarta se sa prona janë të përfshira dhe cilat prona janë të përfshira në këtë projekt. Megjithatë, thotë se prej këtij momenti do t’i ndalin ndërtimet në zonën me inertes të veçantë.
Ai ndër të tjera ka thënë se arsyeja e këtij vendimi për Rezidencën në Hajvali, është se në shumicën e vendeve, objektet institucionale janë në periferi. Sipas tij, përfituese është shteti në aspektin buxhetor, si dhe qytetarët, ngase të gjitha institucionet qeveritare janë në një vend.
Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini thotë se pa u bërë shpronësimi nuk mund të ketë mjete dhe shumë të saktë për të blerë tokë për Qeverinë.
Ndërsa, komuna e Prishtinës e cila do t’i shesë tokë Qeverisë për shumicën e pjesës së Rezidencës, nuk është deklaruar për KosovaPress, edhe pse është kontaktuar për këtë çështje edhe nënkryetari i komunës, Selim Pacolli.
Për këtë projekt madhor, strukturën e saj nuk po e di saktë as Qeveria, ngase sipas këshilltarit të kryeministrit, Ramush Haradinaj, Haki Shatri, për këtë është përgjegjëse fillimisht Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Shatri thotë se një mund ta di, se me buxhetin e vitit 2018 nuk ka mjete për këtë proces.
Shatri dhe këshilltari i ministres, Albena Reshitaj, kanë thënë se pronarët e parcelave në këtë projekt dhe familja Pacolli, ose kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli nuk mund të jenë përfitues të këtij projekti të mundshëm gjigant.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj më 13 prill ka miratuar vendimin për shpronësimin e pronave në zonën me interes për ndërtimin e kompleksit qeveritar në Hajvali.
