Connect with us

Featured

10 rregullat që duhen thyer kur e rregulloni shtëpinë

Published

on

Keni menduar se ngjyra e bardhë është ngjyra perfekte për një shtëpi të bukur apo se mobiljet duhet të jenë në të njëjtin stil. Nëse keni një dhomë të vogël, ju mund të ndjeheni të detyruar për të krijuar iluzionin e një hapësirë më të madhe.

Me pak krijimtari ju mund të ktheni çdo hapësirë në një vend të bukur dhe të rehatshëm. Mendojeni shtëpinë tuaj me një dritë pozitive e komode në krahasim me hapësira të bezdishshme të mbushura apo hapësira të vogla. Me këto ide, shpejt do keni mundësinë të takoni të bukurën.

Rregulla e Vjetër: Përdorni vetëm një lloj druri në mobiljet e një dhome

Të gjitha mobiljet prej druri të njëjtit lloj do të dukeshin tepër perfekt. Përzierja e tyre do ta bënte një ambient më personal dhe interesant duke i dhënë më tepër ngjyra dhe jetë shtëpisë suaj.

Rregulla e Vjetër: Pjesa më e rëndësishme e mobiljeve është divani

Nuk ka asnjë rregull që thotë se në një dhomë duhet të ketë me patjetër një divan. Disa koltuqe me ngjyra dhe dizajne të ndryshme janë tendencat e këtij viti.

Rregulla e Vjetër: Jeni i sigurtë për ndryshimet në hapësirat e vogla

Dhomat e vogla janë vendi ideal për të bërë dekorime. Jeni lodhur duke e lyer e stër-lyer muret me bojëra të shtrenjta. Ka ardhur koha të përdorni dhe të vendosni letër murale. Janë më të lehta, më të sigurta, më ngjyra dhe dizanje nga më të ndryshmet, të përshtatshme për arredimin e ambientit tuaj. Mos harroni që janë më pak të kushtueshme. Ideale për të dekoruar muret e shtëpisë.

Rregulla vjetër: Çdo dhomë ka nevojë për një tapet

Është e vërtetë se tapetet mbulojnë hapësirat e panevojshme, por kjo nuk do të thotë se janë tepër të nevojshme. Heqja e tyre mund ta bëjë një dhomë të duket më e madhe. Parketet e drurit mund të duken po aq bukur. Cdo gjë bëhet më e lehtë për ju, sidomos në kuzhinë duhet të eleminoni tapetin para lavamanit.

Rregulla e Vjetër: Mobiljet dhe stili duhet të përputhen

Të kombinosh ngjyrat duket si gjëja më e thjeshtë e botës, pasi mjafton të dish se cilat ngjyra shkojnë me njëra-tjetrën dhe cilat jo. Por në realitet ndodh ndryshe, sepse moda shpesh po i thyen rregullat, duke propozuar kombinime ngjyrash jashtë çdo skeme. Një mënyrë e thjeshtë për të dekoruar një dhomë, është mbledhja e një koleksioni të teksturave të ndryshme: letra muri, tavolina guri, mobilje dhe një tapet për të krijuar një ambient të brendshëm të pasur.

Rregulla e Vjetër: Gjithmonë duhet vënë një tryezë e ulët në frontin e divanit

Mendoni të ndryshoni dicka. Një ide e mirë do ishte që të vendosnit një tavolinë-poltron. Përveç faktit që do t’ju shërbejë si tavolinë do të keni një vend më shumë për t’u ulur. Janë tepër të rehatshme dhe komode. Në këtë menyrë shtëpia juaj do të duket më moderne, larg traditës me tavolinat e ulëta.

Rregulla e Vjetër: Materialet cilësore janë të mira ashtu sikurse janë

Mos kini frikë që të dizajnoni. Çdo pjesë e mobiljeve nuk mund të jetë me ngjyrë kafe. Në një dhomë gjumi nga projektuesi Dan Marty, janë vendosur flamuj francezë dhe britanikë që fluturojnë mbi një krevat faux-bambu-je.

Rregulla e Vjetër: Për një dhomë gjumi të vogël, të përdoren mobilje të vogla

Mobiljet e vogla do ta bëjnë të duket akoma më e vogël dhomën tuaj të gjumit. Provoni një krevat të lartë. Dhoma do të duket me e madhe.

Rregulla e Vjetër: Karriget duhet të përputhen me tavolinën

Provoni të vendosni disa karrige të ndryshme në tavolinën e ngrënies. Do ju duket si diçka e çmendur por do t’i japë stil shtëpisë.

Rregulla e Vjetër: Arti i fëmijëve është për në “frigorifer”

Pikturat e fëmijëve dhe vizatimet mund të sjellin ngjyra dhe fantazi në një hapësirë ndryshe pa fantazi. I vendosni vizatimet në një kornizë të gjatë ose në një kornizë të bardhë me një prapavijë me ngjyrë. Do të duket art.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending