Arkitekturë
Ide për organizimin e një apartamenti super të vogël

Ekzistojnë shumë njerëz në planet, ku vijnë e shtohen gjithnjë e më shumë. Të shoqëruar me faktin se disa njerëz dalëngadalë po tërhiqen nga kultura e jetës urbane dhe se po tentojnë të shfrytëzojnë maksimalisht hapësirat ku jetojnë në mënyrë efikase.
Që nga planet interiere që mbulojnë më pak se 25 m2 deri në 40 m2 të apartamenteve në qendër të Budapestit, admirimi për këto plane të vogla sa vjen e shtohet. Në këtë postim, kemi zbuluar tri interiere të vogla nga vizualizuesi Konstantin Entalecev.
Në këto matje të vogla shijoni elementet mahnitëse të projektimit dhe hapësirat e bukura për të jetuar. Hidhni një vështrim më poshtë.
Apartamenti 1
Ky apartament 32 m2 përdor mure qelqi të brendshme për të krijuar dhomë gjumi, gjë që e bën shtëpinë të mos duket e nxënë dhe e ndarë me mure
Një hapësirë e vogël ngrënie, me karrige të bukura, është një zonë e përkryer për një ose dy mysafirë.
Përdorimi i ngjyrave neutrale, që shtrihet edhe përgjatë kuzhinës, e bën hapësirën të ndjehet më e hapur dhe e qetë, pavarsisht nga mungesa e kateve shtesë.
Edhe banjoja më e vogël duket luksoze kur është e zbukuruar në mermer të bardhë.
Një dush kabinë të vogël është zgjidhje e përkryer për pastërti pa hapsirë të mjaftueshme.
Apartamneti 2
Apartamenti tjetër përdor planin e njejtë si ai i pari, por me disa dallime stilistike.
Mund të vërejmë disa elemente më klasike që janë aty, si një llampadar i kristaltë dhe karrige të bukura të ngrënies.
Detajet ngjyrë vjollcë janë të dukshme edhe nga kuzhina, duke sjellë një grimë egërsi fantazish ne atmosferen e përgjithshme.
Banjoja nuk është edhe aq e madhe, por mjafton të përfshijë aty makinën larëse edhe elementet tjera të nevojshme në këtë hapësirë me madhësi të kufizuar.
Apartamenti 3
Apartamenti i tretë ka 35 m2 dhe trajton tjetër plan të të njejtit stil.
Në këtë rast, dhoma më e ngushtë është ajo e ndejës, e cila ka hapësirën e mjaftueshme vetëm për një divan të rehatshëm.
Në vend që të zë hapësirë të veçantë për pjesën e kuzhinës, ky plan përmban një mini bar të vogël për ngrënie mëngjesi, e që vazhdon më pas me elementet e kuzhinës.
Dhoma e gjumit është e vogël, por dritaret janë të mëdha dhe ofrojnë relaks të vërtetë gjumi.
Sirtaret dhe raftet janë të koordinuar mirë dhe nuk zënë vend shumë duke mundësuar magazinim të dobishëm.
Në banjo, sipërfaqet reflektuese janë gjithmonë një domosdoshmëri, por këtu në mënyrë të veçantë i japin ndriçim kësaj hapësire tejet të vogël.
