Connect with us

Trashëgimia

Zbulohet qyteti i mbretit David

Published

on

Qyteti është nga koha kur Bibla thotë se mbreti kishte jetuar. Një qytet i humbur nga koha e sundimit të mbretit David nga testamenti i Vjetër është gjetur në Jerusalem. Të dhënat radiokarbon sugjerojnë se qyteti është nga koha kur Bibla thotë se mbreti kishte jetuar.

Mbreti David është një paraardhës i Jezuit, sipas burimeve biblike, të cilat thonë se ai sundoi rreth vitit 1000 BC. Ekspertët pohojnë se gërmadhat e gjetura së fundi datojnë deri në shekullin e dhjetë BC. Kjo lidhet me afatin kohor kur Bibla thotë se mbreti David ekzistonte, duke e bërë lidhjen ‘të besueshme’, pohojnë kërkuesit. Profesor Avraham Faust nga Universiteti Bar-Ilan, i cili qëndron “prapa zbulimit” thotë se lidhja ndërmjet rezultateve dhe historisë biblike është ‘bindëse’.

Por, ekspertët janë të ndarë rreth ekzistimit të vërtetë të mbretit David dhe se gjetjet duket se do të nxisin debatet lidhur me atë nëse figurat biblike kanë ekzistuar me të vërtetë. Gërmimet e fundit në Judean Shephelah në lindje të maleve Hebron, janë drejtuar nga profesori Faust.

Zona Tel Eton është e përbërë nga krijime të kulturave të lashta, të cilat kanë ekzistuar në të njëjtin vend për shumë vite. Disa thonë se pjesa Canaanite e Eglon, më vonë e listuar në Bibël si pjesë e fisit të Judah, të cilin e kishte themeluar David. Rezultatet e të dhënave të radiokarbonit nga mostrat e marra nga dyshemetë e sipërfaqeve të gjetura janë publikuar.

Ato tregojnë se të dhënat janë rreth të njëjtës kohë kur mbreti David kishte sunduar. Sidoqoftë, disa ekspertë tërheqin vërejtjen “rreth zbulimit’. Francesca Stavrakopoulou, profesoreshë e religjionit të lashtë në Universitetin Exeter, thotë se kjo nuk është evidencë për ekzistimin e  mbretit David. “Është Bibla ajo që dëshmon se David dhe Solomon formuan mbretërinë në tokën Canaan, jo arkeologjia”, shprehet ajo.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending