Arkitekturë
10 vjet pa figurën emblematike të arkitekturës, Bashkim Fehmiun

Arkitektura është njëri nga profesionet i cili është mjaft i kërkuar në vendin tonë. E, derisa arkitektura ka arritur të jetë kaq e dëshiruar si profesion, pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë kishte diplomuar vetëm një arkitekt kosovar. Ky ishte Bashkim Fehmiu, që la gjurmë të pashlyeshme në arkitekturën e Prishtinës.
E, 10 vjet më parë, më 29 prill 2008 arkitekti Fehmiu ndërroi jetë, duke bërë që trojet shqipatre të mbesin pa arkitektin që krijoi vepra që vazhdojnë të jetë identifikuese për vendin ku u ndërtuan, shkruan Ndërtimi.info
Duke qenë se Fehmiu ka rol të pazëvendësueshëm në arkitekturën kosovare, arkitekti Arbër Sadiki ka hulumtuar rreth punës së tij, për arritur deri në shkrimin e disa punimeve për të. Në një intervistë për Ndërtimi.info, Sadiki, ka treguar gjetjet e tij rreth profesorit Bashkim Fehmiu dhe lidhjen që ka arkitektura dhe planifikimi i Prishtinës me të.
Kontributi i Fehmit ishte shtrirë edhe në institucionet publike, duke themeluar kështu dy institucione të rëndësishme për urbanizmin. Pas ishte kthyer nga studimet në Beograd, në vitet e ’60-ta, Fehmiu kishte themeluar Departamentin e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, e më vonë së bashkë me disa bashkëpunëtorë edhe Entin e Urbanizmit.
Fehmiu gjithmonë lokacion të zgjedhur për punë e ka pasur Prishtinën, edhe pse ka pasur mundësi të zgjedh cilin do qytet të ish-Jogusllavisë. Mirëpo, qëllimi i tij ishte, që Prishtina të futet në mesin e arkitekturës së kryeqyteteve të mëdha.
Fehimu kishte arritur që të projektoj dy lagjet më ta njohura të kryeqytetit të Kosovës, atë Ulpiana dhe atë Bregu i Diellit. Mirëpo, kontributi i tij në Prishtinë ka bërë që të ngrihen edhe ndërtesa që sot e asaj dite mbesin identifikim i qytetit.
Nja nga veprat më të mëdha të Fehmit dhe të rralla në Prishtinë, është Hotel Grand, i cili është një nga objketet identifikuese të Prishtinës.
Ndryshe, Bashkim Fehmiu lindi në Gjakovë në vitin 1930. Ishte i biri i mësuesit dhe intelektualit prizrenas, Ibrahim Fehmiu. Është vëllau i aktorit më të madh shqiptar, Bekim Fehmiu dhe njërit nga nismëtarët e sportit në Kosovë, Arsim Fehmiu.
Në vitin 1947 diplomohet në shkollën normale, kurse në vtin 1950 pranohet në Fakultetin e Arkitekturës në Beograd. Ka diplomuar në vitin 1958. Së bashku me Suade Mekulin e cila ka diplomuar nëtë njëjtin vit në Fakultetin e Arkitekturës në Shkup, paraqesin dy arkitektët e parë të diplomuar në Kosovë.
Pas diplomimit është punësuar në Shërbimin Teknik të Komunës së Prishtinës dhe pak vite më vonë themelon Entin e Urbanizmit të Prishtinës të cilin e udhëhoqi disa vite duke e shndërruar në institicionin më të rëndësishëm për zhvillimin urban dhe arkitekturor jo vetëm të Prishtinës por të gjithë Kosovës.
Nga viti 1965 deri në vitin 1969 bëri studime specialistike në Fakultetin e Arkitekturës në Beograd dhe në të njëjtënkohë ishte punësuar në Entin Urbanistik të Beogradit dhe një kohë ka qenë edhe udhëheqës i ekipit të hartimit ë Planit Gjeneral Urbanistik të Beogradit.
Që nga themelimi i Fakultetit Teknik në vitin 1965 ka qenë profesor i urbanizmit. Autoriteti i tij ka qenë vendimtar për hapjen e seksionit të Arkitekturës në kuadër të fakultetit teknik të Universitetit të Prishtinësnë vitin 1978.
Nga viti 1978 e deri më 1991 kur u pensionua, ka qenë shef i katedrës së Urbanzimit dhe Planifikimit Hapësinor ku punoi si pedagog në lëndët e urbanizmit. Është autor i disa projekteve urbanistik edhe arkitekturore të rëndësishme në Kosovë.
