Aktuale
Stadiumi “Qemal Stafa” po merr pamje rrëzulluese [foto+video]
Ndërtimi i stadiumit “Arena Kombëtare” në kryeqytet po ecën me ritme të shpejta dhe brenda 15 muajsh do të jetë gati të hapë portat për të mirëpritur skuadrat dhe tifozët.
“Arena Kombëtare” është një nga kandidaturat zyrtare të UEFA-s për zhvillimin e finales së Superkupës së Europës 2019, ndërsa do të shërbejë jo vetëm për ndeshjet e skuadrës tonë Kombëtare, por edhe si një qëndër multifunksionale për qytetarët, me shërbime dhe argëtim gjatë gjithë ditëve të javës.
Punimet, të cilat janë në fazën e montimit të strukturës së çeliktë, u ndoqën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe nga arkitekti i njohur italian, Marco Casamonti, i cili ka realizuar projektin e stadiumit.
Pasi u njoh me detajet e projektit dhe afatet e realizimit të tij, Veliaj tha se stadiumi i ri do të jetë xhevahiri i ri i Tiranës.
“Jam i kënaqur, do jetë një xhevahir për Tiranën dhe besoj që kritikët do zhgënjehen, kurse dashamirësit do mrekullohen. Për të gjitha palët do të jetë një habi, ndaj duhet të kemi pak më shumë besim tek puna e njerëzve të mirë. Vërtet është talenti i tij dhe i një skuadre arkitektësh me famë botërore, por stafi është shqiptar, punëtorë, inxhinierë e furnitorë shqiptarë dhe i gjithë ky investim në fakt është një investim në ekonominë shqiptare”, theksoi Veliaj.
-
Infrastrukturë1 day ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë1 day ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Infrastrukturë1 day ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë1 day ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto1 day ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Infrastrukturë1 day ago
Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë
-
Auto1 day ago
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
-
Aktuale1 day ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale
You must be logged in to post a comment Login