Featured
Prishtina bën hapin e parë drejt rrugës model për Qendrën Historike

Projektimi i një rruge model për Qendrën Historike të Prishtinës, hartimi i planit të konservimit ku do të përcaktoheshin kufijtë e qendrës dhe ofrimi i mbështetjes së përgjithshme në fushën e trashëgimisë kulturore nëpërmjet projekteve, janë synimet kryesore të një memorandumi të nënshkruar midis një institucioni e një organizate joqeveritare.
Yll Rugova, drejtor i Drejtorisë për Kulturë i Komunës së Prishtinës, dhe Sali Shoshi, drejtor i degës në Kosovë të organizatës suedeze joqeveritare “Trashëgimia Kulturore pa kufij” (CHwB) i kanë harmonizuar në një dokument të përbashkët synimet e tyre. Memorandum mirëkuptimi ndërmjet të dyjave është nënshkruar të enjten.
“Do të planifikohet dhe projektohet një rrugë në zonën e Qendrës Historike të Prishtinës, që do të përfshinte disa prej pikave kryesore të trashëgimisë arkitekturale të Prishtinës”, shkruhet ndër të tjera në memorandum.
E sa i përket planit të konservimit për Qendrën Historike të Prishtinës thuhet se në kuadër të tij do të “përcaktohen kufijtë e Qendrës Historike të Prishtinës, ku bazuar edhe në Planin Zhvillimor Urban bëhet ndarja e nënzonave të kësaj qendre historike”.
Sali Shoshi, drejtor i degës në Kosovë i CHwB-së ka thënë se Qendra Historike e Prishtinës ekziston sado që nuk është e shpallur ligjërisht
