Featured
Nënshkruhet marrëveshje për investime në Qendrës Historike të Prishtinës
Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Fondacionit Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) lidhur me zhvillimin e pjesës së projektimit, ekspertizës dhe mbështetjes që të bëhet mbrojtja, promovimi dhe konservimi i trashëgimisë kulturore në Komunën e Prishtinës.
Bëhet e ditur se qëllimi i kësaj ujdie është projektimi i një rruge model për Qendrën Historike të Prishtinës, hartimi i planit të konservimit për Qendrën Historike të Prishtinës ku do të përcaktohen kufijtë e Qendrës dhe të ofrohet mbështetje e përgjithshme në fushën e trashëgimisë kulturore përmes projekteve që lidhen me promovimin e trashëgimisë kulturore në Komunën e Prishtinës, si dhe në projektet që ndërlidhen me turizëm, arkitekturë dhe historik në qytet, transmeton Klan Kosova.



