Aktuale
Kundërshtohet projektligji për Prishtinën
Në Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete është duke u shqyrtuar Projektligji për Prishtinën si dhe Projektligji për Ndërmjetësim raporton “Zeri.info”.
Me këtë rast deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka kundërshtuar rendin e ditës së mbledhjes së sotme duke kërkuar sqarime se pse permendet njëherë kryeqytet pastaj kryeqytet historik, si dhe ka kërkuar sqarime lidhur me policinë e kryeqytetit ashtu siç është në rend dite.
“Cilat janë kompetencat e policisë së kryeqytetit? a do të jetë polici e uniformuar, cfarë armë do të kenë, cilat janë llogaridhënia e tyre, pra ka projektligj ka shumë probleme”, ka pyetur ai.
Ai madje ka thënë që këto amandamente janë në kundërshtim me kushtetutën lokale dhe pushtetin lokal. Korab Sejdiu po ashtu nuk ka qenë i kënaqur me amandamentin për Prishtinën për shkak se sipas tij nuk është i qartë dhe paraqet problem.
“Jemi para një situate ku shpresa ka qenë që ky ligj rregullohet në këtë amandament por në asnjë mënyrë nuk është plotësuar dhe përmisuar ky ligj.
Është apsurde që në ligj flitet edhe për Prizrenin, Ligji është për Prishtinën por flet edhe për një qytet tjëtër. Po ashtu ndërlidhja me krijimin e policisë që po parashihet këtu e shoh si problem”, tha Sejdiu
Ndërsa deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi tha se ky amandament nuk është i shprehur drejt, dhe duhey të dëgjojmë sqarime për këtë pikë.




