Connect with us

Featured

Ahmetaj me ndërtuesit, prezantohen ndryshimet në ligjin e Tatimit mbi të Ardhurat

Published

on

Ministri i Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj ka zhvilluar një takim pune me Shoqatën e Ndërtuesve, për të diskutuar për paketën e re fiskale të pritshme.

“Vendosëm që konsultën e parë ta bëjmë me shoqatën tuaj, edhe për shkak të një kërkesë të kahershme që ju keni pasur, që në thelb ka të bëjë me ndarjen e përgjegjësisë fiskale, pra ndarjen e përgjegjësisë tatimore, midis ndërtuesit/investitorit dhe pronarit të tokës. Ka qenë një diskutim e një debat i kahershëm. Në kujtesën tuaj ju keni filluar ta ngrini si çështje dhe si shqetësim që në vitin 2008”, tha Ahmetaj.

Ai shtoi se ka disa vendimmarrje e iniciativa të Kryeministrit Rama që kanë të bëjnë me trajtimin e biznesit të vogël, të cilat do të lançohen në javët që vijojnë, të cilat mund të prekin disa ligje, midis tyre dhe ligjin e Tatimit mbi të Ardhurat. “Kështu që kemi një rast të mirë, pasi të konsultohemi, pasi të sqarohemi dhe të kemi ndërtuar një racionale të përbashkët, të arrijmë në një konkluzion dhe ndoshta të përfitojmë dhe nga hapësira që do të krijohet përsa i përket këtij ligji, të bëjmë ato ndryshime që ne mendojmë se janë të duhura dhe që ju keni shumë kohë që i kërkoni”.

Ahmetaj tha se përmirësimi i klimës së biznesit është kryefjalë e qeverisë. “Dhe Progres Raporti i Komisionit Europian e theksonte me forcë që ka një përmirësim të klimës së biznesit, por ka akoma shumë për të bërë. Në të njëjtën kohë, është dhe detyrimi i qeverisë që të vazhdojë konsultimin me të gjithë, me qytetarët, me sipërmarrjen e vogël, sidomos për atë që ne kemi avancuar e që ka të bëjë me uljen e pragut të TVSH-së. Fatmirësisht biznesi i vogël është në kuptueshmëri të plotë me atë masë, në aspektin e trajtimit si procedurë, sepse është procedurë dhe jo taksë e re”.

Ahmetaj tha se deri më sot janë kontaktuar në njësitë e tyre 5700 biznese të vogla në gjithë Republikën e Shqipërisë nga 9975 biznese që do të preken nga ndryshimi i procedurës, pra nga detyrimi i deklarimit të TVSH-së.

“Ne kemi marrë një angazhim që deri në 14 korrik kur të fillojë detyrimi i deklarimit për sipërmarrjen e vogël nga 5 në 2, deri atë ditë ne do të kemi prekur, informuar, ndihmuar, sqaruar të gjithë sipërmarrjen e vogël që do të preket nga ndryshimi i procedurës. Pra, deri atë ditë, ne do të kemi prekur në njësitë e tyre me informacion, me komunikim, me sqarim, 9975 biznese. Është një fushatë shumë e thellë, shumë e detajuar, shumë e kujdeshme në funksion të sipërmarrjes së vogël”.

Ahmetaj u kujtoi bizneseve ndryshimet e fundit fiskale që kanë të bëjnë me paketën e turizmit, me uljen e tatim fitimit, me bërjen zero të tatim fitimit, me uljen e TVSH-së, me mos aplikimin e taksës së infrastrukturës apo të pronës, për ndërtues/investitorë në struktura akomoduese 4 e 5 yje.

Ka një iniciativë të fundit të Kryeministrit që do të prekë agroturizmin me të njëjtën frymë dhe në vazhdën e saj, po e një iniciativë tjetër e kryeministrit, por në këndvështrim të lehtësimit  të barrës fiskale për sipërmarrjen.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending