Featured
Xhamia e Çarshisë e mbyllur që nga viti 2011

Xhamia e çarshisë që gjendet përballë Kuvendit të Kosovës, ka mbetur e pafrekuentuar që nga viti 2011 kur u ndalën punimet për restaurim për shkak të një mosmarrëveshjeje.
Në gjithë këto vjet, aty nuk u kryen rite fetare, por prishtinasit thonë se aty kryhen aktivitete të tjera.
Përveç që Policia kishte arrestuar disa persona për përdorim të drogës në këtë xhami, sipas një prishtinasi, aty kalimtarët edhe shurrojnë.
Lavdim Zylfiu, i cili është falur që nga fëmijëria në këtë xhami, në një prononcim për REL tha se lënia anash e punëve në xhami ka bërë që ajo të kthehet në një ëc publike.
“Është shndërruar në një lloj ëc publike, të them ashtu, sepse ne në Prishtinë nuk kemi ëc publike. Është e tmerrshme”, thotë Zylfiu.
Ndërkohë, xhamia ka mbetur peng i mosmarrëveshjes mes Komunës së Prishtinës dhe Institutit për mbrojtjen e monumenteve kulturore. Këto dy institucione s’po merren vesh se si duhet të jetë hyrja e xhamisë.
Ndryshe, xhamia e çarshisë që njihet edhe si xhamia e gurit, është njëra nga xhamitë më të vjetra në Kosovë.
