Connect with us

Trashëgimia

S’ka afat për rifillimin e restaurimit në “Eminxhik”

Published

on

Fundi i shkurtit ishte parashikuar si koha për t’i rinisur punimet për konservimin e restaurimin e njërit objekt të kompleksit “Eminxhiku” në Prishtinë. Por një gjë e tillë nuk është bërë ende, shkruan sot “Koha Ditore”.

Madje nuk ka as afat se kur punëtorët do t’i kthehen shtëpisë që është “zhveshur” në të gjitha anët. Puna është ndërprerë tash gati katër muaj, shkruan sot “Koha Ditore”. Shkak del të jetë niveli i lartë i problemeve të evidentuara përgjatë punës për pastrimin e mureve dhe dyshemesë.

Tashmë duhet një projekt i ri për ndërhyrjet e ardhshme në ndërtesën e shekullit XIX, që njihet si shtëpia e familjes. Aktualisht vizitorët mund ta vizitojnë vetëm shtëpinë e zjarrit të shekullit XVIII – që është pjesë e Muzeut Enologjik krahas asaj që ka pamjen e një vendpunishteje të rrethuar me najlon – e për të cilën nuk është paraparë restaurimi pa u përfunduar ai që ka mbetur pezull.

Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skender Boshtrakaj, ka thënë se bëhet fjalë për të dhëna të reja, që kanë dalë gjatë punës dhe procesi është shndërruar në një ndërmarrje shumë më kapitale sesa që është parashikuar fillimisht.

 

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending