Connect with us

Aktuale

Toka prej 7 hektarësh fut në debat Lutën me ministrin Berisha

Published

on

Edhe sot në Kuvendin e Kosovës u ngrit çështja për ndarjen e parcelës 7.3 hektarë për ndërtimin e Kampusit Universitar “Kadri Zeka” në Gjilan e cila po kundërshtohet nga Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, shkruan Ndërtimi.info

Kjo e fundit i ka bërë thirrje të parit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri që të ulën dhe të bëjnë një zgjedhje, por kontakti me të kishte qenë i pamundur.

Haziri i kontaktuar nga Media Ndërtimi.info tha se nuk ka pranuar të diskutojë për këtë çështje sepse ky vendim është akt i kryer dhe se për vendim final nuk ka pse diskutohet.

“Zgjidhja është me vendim të Qeverisë. Vendimi i Qeverisë i nënshtrohet Kuvendit Komunal dhe është akti i kryer. Aktvendimi është i kryer nuk mundet me diskutu për një vendim final dhe nuk ka ushtri mbi jetën civile në Kosovë. Për këtë vendosin autoritetet civile, politike dhe institucionale. Nuk kemi pse me diskutu për një vendim që është i kryer. Vendimi është i Kuvendit Komunal të Gjilanit i cili është i konfirmuar edhe është dhënë nga Qeveria e Kosovës. Çka ka me u diskutu tash”, tha Hazri për Media Ndërtimi.info

Ndërsa rreth kësaj ministri i Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha në pyetjen e deputetes Valentina Bunjaku-Rexhepi që vie nga radhët e LDK-së është shprehur se që nga viti 2009-të në këtë hapësirë është vendosur batalioni i tretë i brigadës reagim i shpejtë e  në të cilën hapësirë janë bërë investime milionëshe. Ai po thotë se arsyeja e shkresës për pezullimin e vendimit të Qeverisë për ndarjen e parcelës 7.3 hektarë tokë është bërë që bashkërisht me Kuvendin Komunal të Gjilanit të bëhet një zgjedhje më të mirë.

“Batalion i tretë është i vendosur që nga viti 2009-të në këtë hapësirë janë bërë shumë investime milionëshe dhe arsyeja pse ne e kemi bërë shkresën ka të bëjë që ne bashkërisht të gjejmë një zgjedhje e cila do të jetë edhe në pajtim edhe me Kuvendin Komunal të Gjilanit por ta shqyrtojmë që ta bëjmë zgjedhjen më të mirë që  do të jetë edhe në favor të FSK-së. Deri atëherë mendoj se duhet analizuar mirë këto fakte është një hapësirë strategjike për FSK-në he në të njëjtën kohë ne kemi ofruar gatishmëri që ta gjejmë zgjedhjen adekuate”, tha Berisha në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Bunjaku-Rexhepi po thotë se kjo hapësirë nuk është e përshtatshme as për FSK-në, shkak i ndërtesave të larta që janë përreth saj.

“Kemi parasysh për momentin ku qëndron FSK-ja ajo hapësirë është e papërshtatshme edhe për FSK-në sepse ka ndërtime të larta aty përreth dhe helikopterët në rast se ka nevojë nuk mund të zbresin aty për shkak ndërtimit të lartë”, tha Bunjaku-Rexhepi.

Tutje deputetja ka pyetur ministrin Berisha se cilët janë masat konkrete që do të ndërmarrin që kjo çështje të zgjidhet në afat kohor më të shpejt duke ritheksuar edhe propozimin që FSK mund të vendoset në hapësira më të mira edhe në një pjesë të Kamenicës.

Berisha replikoi duke thënë se një vendim si ky kishte marr përgjigje negative edhe në kohën kur ministri i FSK-së vinte nga partia e saj, pra nga LDK. Megjithëkëtë ai theksoi që për këtë duhet të bëhet analizë.

“Duhet ta kemi parasysh që hapësira për të cilën bëhet fjalë është pronë e ish Armatës Jugosllave. Komuna e Gjilanit deri më tani e ka marr edhe hapësirën ku ka qenë domi i ish-Armatës jugosllave dhe hapësirën ku ka qenë mbrojtja territoriale ku tani është  Kuvendi Komunal dhe ne duhet ta vlerësojmë në aspektin strategjik. Nuk jemi ne kundër që kjo hapësirë të shfrytëzohet për Kampusin Universitar por ne duhet ta analizojmë hapësirën strategjike se a është e rëndësishme për FSK-në apo për Kampusin. Se kemi ftuar disa herë kryetarin Lutën por si duket ka problem me telefonin”, tha Berisha.

Derisa për këtë çështje ministri Berisha replikon në Kuvend me deputeten Bunjaku-Rexhepi, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri për Media Ndërtimi.info tha se Universiteti “Kadri Zeka” i ka mjetet me të cilat do ta bëjnë studimin e tokës ku pritet të filloj të bëhet projekti me detaje për ndërtim.

“Tash Universiteti Kadri Zeka i ka mjetet, ata e bëjnë studimin e tokës edhe fillon të bëhet projekti detaj për ndërtim”, përfundoi Haziri.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 19-të, ka miratuar vendimin për ndarjen e parcelës për ndërtimin e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Ndarja e parcelës vie në përputhje me Planin Rregullues Urban të miratuar nga Kuvendi Komuna i Gjilanit në vitin 2013.

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending