Featured
Zvarritet tenderi për mirëmbajtjen e rrugëve, bëhet ankesë ndaj Ministrisë së Infrastrukturës

Vazhdon të zvarritet tenderi për mirëmbajtjen verore dhe dimërore e rrugëve nacionale dhe regjionale të Kosovës, lot Mitrovica 2, shkruan Ndërtimi.info
Operatori ekonomik P.P “Jasen” ka bërë ankesë ndaj Ministrisë së Infrastrukturës meqë kjo e fundit nuk ka lejuar të kenë qasje në dokumentacionin tenderues.
Meqë Ministria e Infrastrukturës nuk kishte dhënë ndonjë përgjigje në kërkesën e tyre, ata iu drejtuan Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP). Në këtë ankesë operatori ekonomik po pretendon se Ministria e Infrastrukturës në këtë tender nuk ka respektuar disa prej neneve të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).
Ankuesi pretendon se ministria ka bërë shkelje të nenit 1, nenit 6 që ka të bëjë me ekonomicitetin dhe efikasitetin, nenin 7 barazia në trajtim/ jo-diskriminim dhe transparenca. Nenin 8 planifikimi i prokurimit, nenin 9 përcaktimi i nevojave që duhet përmbushur, neni 10 mjetet për promovimin e transparencës, nenin 13 përdorimin e gjuhëve zyrtare sipas LPP, neni 27 dosja e tenderit, nenin 28 specifikimet teknike të detyrueshme si dhe nenin 59 ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve.
