Featured
Si të kemi një shtëpi përfekte, sipas metodës “Konmari”
Nuk është aspak e lehtë që të bëhet përzgjedhja e një apartamenti. Dilemat sa vijnë e shtohen kur mendon secilën pjesë të apartamentit se si do të dëshironi të duket.
Por, asgjë nuk përfundon këtu. Është metoda “Konmari” e cila do të i’u ndihmoj që të keni një vend perfekte për të jetuar. Kjo metodë është japoneze dhe është krijuar nga Marie Kondo.
Marie Kondo, është arkitekte e njohur japoneze për idetë dhe shkrimet e saj jo vetëm në Japoni, por edhe më gjerë. Deri më tani ajo ka shkruar katër libra lidhur me organizmin e shtëpive dhe gjithçka që përfshinë një shtëpi përfekte.
- Bëni gjithçka para se të dilni nga shtëpia
Mos dilni asnjëherë nga shtëpia pa e pastruar atë. Edhe pse kjo metodë mund t’ju duket shumë e pamundur pasi mund t’ju duhet të paraqiteni në punë herët në mëngjes. Mundohuni ta praktikoni! Do të ndiheshit shumë me e lehtësuar kur të ktheheshit dhe të gjenit gjithçka në rregull.
2. Mendoni për shtëpinë tuaj ideale
Të gjitha gratë kanë në mendjen e tyre imazhin e shtëpisë ideale. Mënyra si duhet të rregulloni shtëpinë tuaj duhet të jetë e tillë që ta bëjë atë të duket e ngjashme apo edhe e njëjtë me atë që ju ëndërroni. Para se të rregulloni shtëpinë duhet t’i keni idetë e qarta.
- Hidhni sende në mbeturina
Para se të rregulloni shtëpinë duhet të hidhni në mbeturina sendet që nuk i përdorni. Mos filloni asnjëherë të vendosni rrobat apo sendet e shtëpisë tuaj nëpër vende pa seleksionuar më parë ato që duhen hedhur në plehra. Në këtë mënyrë do të lironi hapësirën për ato çfarë vërtet ju duhen.
- Rregulloni me kategori
Shpesh pastrimi rrënjësor i shtëpisë bëhet shumë i vështirë pasi ndiqet metoda e gabuar. Ajo çfarë duhet të bëni është të rregulloni me kategori dhe jo me dhoma. Për shembull një ditë do të ajrosen, seleksionohen dhe vendosen nëpër vende rrobat, më pas do të bëhen dollapët e enëve të kuzhinës, pajisjet e garazhit etj.
- Pastrimi i librave
Pastrimi sipas një kategorie të caktuar nënkupton edhe rregullimin e librarisë, rregullimin e fotografive që mund të jenë të shpërndara nëpër shtëpi, të kujtimeve etj, të cilat nëse do të jenë të vendosura bashkë me objekte të tjera apo të shpërndara nëpër shtëpi do të jetë shumë e vështirë të gjendjen në një moment që do të duhen.
- Ju bënë të lumtur?
Ndoshta nuk do ta besoni por sipas Marie Kondo edhe objektet transmetojnë lumturi tek njerëzit. Ajo e quan këtë një kriter që duhet vlerësuar në momentin që dëshironi të hidhni diçka. Në atë moment ju duhet t’i bëni vetes një pyetje, a më bën të lumtur? Dhe ndërsa vendosni duhet ta prekni atë objekt, dhe t’i kushtoni vëmendje asaj që ju komunikon trupi juaj gjatë kontaktit. Ju transmeton lumturi? Keni një dridhje në shpinë teksa e keni përpara? Nëse nuk ju transmeton asnjë lloj ndjesie pozitive trupi juaj do të rëndohet. Në këtë moment ju duhet të mbani vetëm objektet që e bëjnë zemrën tuaj të rrahë fort dhe eliminoni ato që nuk ju bëjnë të lumtura.
You must be logged in to post a comment Login