Ndërtim
Barcelona zbulon pamjet e stadiumit të ri

kuadra e Barcelonës janë duke planifikuar zgjerimin e stadiumit “Camp Nou” dhe kanë zbuluar disa pamje mbresëlënëse, se si do të duket stadiumi i ri, i cili do të jetë gjigant.
Zgjerimi i stadiumit “Camp Nou” ekipit katallan do t’u kushtojë mbi 600 milionë euro dhe me kapacitetin e ri do të ketë plotë 105.000 ulëse, e po ashtu do të përmirësohet edhe hapësira përreth stadiumit.
Drejtuesit e klubit katallan veçse kanë arritur marrëveshje me këshillin e qytetit dhe shumë shpejt thuhet se pritet të nisin punimet.
Mirëpo, para se të fillojnë punimet edhe zyrtarisht, ata duhet të kalojnë edhe një “pengesë” të vogël, e që është aprovimi zyrtar i nisjes së punimeve, në seancën plenare të këshillit komunal që mbahet gjatë këtij muaji, por që pritet se do të merret pa ndonjë problem.
Më pas thuhet se do të fillojnë punimet, e që sipas planifikimit fillestarë, pritet se do të përfundojnë deri në vitin 2021, kur Barcelona edhe do të mund të hap dyert me kapacitet të plotë edhe për pjesën e rinovuar.
Përkundër se Barcelona u eliminua ditë më parë nga Liga e Kampionëve, planet për të ardhmen nuk kanë të ndalur dhe në fakt, zbulimi dhe publikimi i pamjeve për rindërtimin dhe zgjerimin e “Camp Nou”, erdhën pikërisht në një moment të vështirë për skuadrën dhe në këtë mënyrë ngritët pak edhe disponimi në klub, ku pas shumë viteve përjetuan njërën prej netëve më të këqija në garat evropiane.
