Connect with us

Featured

Magjia e ngjyrave në shtëpi dhe ndjenjat që na shkaktojnë

Published

on

Për të zbukuruar ambientin ku jetoni, ju nuk duhet të brengoseni për trendet, sepse trendet e ngjyrave janë kalimtare. Personat të cilët jetojnë aty, e bëjnë ambientin e bukur duke zgjedhur ngjyrat të cilat reflektojnë shijet dhe personalitetin e tyre. Esenca është që këto ngjyra të pëlqyera të kenë raporte të mira pranë njëra-tjetrës.

Zgjedhja e kombinimit të ngjyrave është çështje parësore. Ngjyra ka fuqi për të ndryshuar pamjen, madhësinë dhe formën e mobilieve, orendive e posaçërisht të dhomës.

Kur zgjedhim ngjyrat, është mirë të mendohet se secila ngjyrë ka vlerë psikologjike. Mendoni se si ato ngjyra ju bëjnë të ndiheni. Por, duhet patur kujdes se disa ngjyra në hapësira të mëdha mund të kenë efekt të kundërt.

Çfarë atmosfere dëshironi të krijoni? Cila ngjyrë ju ndihmon ta arrini këtë atmosferë?

Duhet konstatuar se nëse përdorim 3, 4 ose më shumë ngjyra, atëherë ambienti ngarkohet dhe krijohet atmosferë kaotike. Jo më shumë se 3 ose 4 ngjyra. Shumë ngjyra krijojnë ambient të ngarkuar dhe lëmsh.

Ngjyrat e hapura japin ndjenjën e pastërtisë dhe hapësirës më të madhe, ndërkaq ngjyrat më të errëta janë më të sofistikuara dhe më të ngrohta; dhomave të mëdha u japin më shumë intimitet.

E KUQJA ngrit nivelin e energjisë në dhomë. Është zgjedhje e mirë për të nxitur eksitim, veçanërisht natën. Në dhomën e ditës ose të ngrënies, e kuqja i afron njerëzit dhe stimulon biseda, i bën njerëzit të ndjejnë dhe reflektojnë ngrohtësi ndaj njëri-tjetrit.

Preferohet për dhomë të fjetjes, si stimulues, por vetëm atëherë nëse në dhomë jeni pasi të errësohet, kur ju e shihni ngjyrën nën dritën e llambës, kur ngjyra shfaqet memece, e pasur dhe elegante. E kuqja nxit adrenalinën si asnjë nuancë tjetër.

Aziatikët e vjetër e përdornin ngjyrën e kuqe për të stimuluar trupin dhe mendjen. Mirëpo, e kuqja në sasi të tepruar mund të nxis zemërim dhe armiqësi, duhet t’i shmangemi si ngjyrë kryesore e dhomës.

Në dhomë të ditës dhe paradhomë, përveç toneve të ngrohta si nuancat e ngjyrës së kuqe, të verdhë, të preferuara janë edhe tonet e tokës, si, ngjyra kafe dhe bezhi (okeri).

Kuzhina- Po qe se keni kujtime të mira nga fëmijëria juaj e bisedave ne kuzhinë, nuk është ide e keqe t’i përdorni po këto ngjyra në kuzhinën tuaj të tanishme, mund të jetë kombinim perfekt – e kaltra me të bardhën.

Por, edhe ngjyrat e ngrohta janë mjaft të mira. Ato japin përshtypjen e kuzhinieres së mirë.

Kujdes: ngjyrat e ngrohta në dhomën e ngrënies stimulojne oreksin. Por, nëse është dhomë e ngrënies formale, inkurajon biseda si dhe shton oreksin e të ftuarve.

E VERDHA reflekton harenë e rrezeve të diellit dhe transmeton lumturi. Është e preferuar në kuzhinë, dhomë të ngrënies dhe banjë.

Në hapësirat e vogla, në hyrje, paradhomë dhe korridor jep ndjenjën e mikpritjes. Porse, nuk është e preferuar si ngjyrë kryesore e dhomës, sepse njerëzit me lehtë humbin durimin në dhomë ku dominon e verdha; gjithashtu edhe foshnjet qajnë më tepër në dhoma të verdha (i prin frustrimit dhe nervozës). Ngjyra e verdhë shkakton lodhje më të shpejt të syve.

E KALTRA zbret tensionin e gjakut, ul rrahjet e zemrës si dhe ngadalëson frymëmarrjen, prandaj edhe konsiderohet si qetësuese dhe relaksuese. Rekomandohet në dhomë të fjetjes edhe banjë.

Kujdes të shtuar duhet patur me nuancat e të kaltrës intensive, e cila duket e bukur në enë, mirëpo mund të jetë tejet e pakëndshme në mure, mobilie apo orendi. Qëndroni më afër të kaltrës së çelëti, ndërkaq e kaltra e errët evokon trishtim.

Dhoma e fjetjes është vendi ku ju shkoni të relaksoheni dhe të rilidheni me partnerin tuaj. Ngjyrat e ftohta mund të jenë zgjedhje e mirë, si e kaltra apo e gjelbra .

Banja- E bardha dhe ngjyrat e ngrohta janë më të popullarizuarat në banjë, sepse ato reflektojnë pastërti dhe ambient të këndshëm. Sot, banja nuk është një vend vetëm për t’u larë, por edhe ku njeriu gjen relaks dhe reflekton për ndodhitë e ditës. Në të shumtën e rasteve edhe e kaltra dhe tirkuazi janë ngjyra mjaft të rehatshme dhe të këndshme, kanë efekte qetësuese si dhe i japin sens pastërtisë dhe freskisë.

Kur shikoheni në pasqyrë, në banjë, ju gjithmonë dëshironi të dukeni për mrekulli. Andaj, asnjëherë mos e ngjyrosni banjën me një ngjyrë që nuk ju shkon, ose që kurrë nuk do ta përdornit për veshmbathje. Gjithashtu, ngjyra e kaltër nxit imagjinatën dhe mendimet pozitive.

Dhoma e tinejxherëve – Për shkak të harmonisë familjare, më së miri është t’i lejomë që ata vet të zgjedhin ngjyrën për dhomën e tyre, qofshin ato shumë të egra për guston tuaj; lejoni që ata të jenë të lirë në zgjedhje dhe shprehje.

E GJELBRA konsiderohet si ngjyra më pushuese për syrin. Në dhomën e ditës ofron mjaft komoditet dhe harmoni, ndërkaq në dhomën e gjumit relaksim; në dhomën e punës, bibliotekë ose zyrë është më se e përshtatshme. Gjithashtu besohet se kjo ngjyrë ndikon edhe në fertilitet me çka konsiderohet si zgjedhje e mirë edhe për dhomë të fjetjes.

Dhoma e punës ose biblioteka. Sa më shpejt t’i kryeni punët, aq më shumë kohë do të keni për të kaluar me familjen, prandaj është e rëndësishme që ngjyra që do të përdorni në këtë hapësirë të jetë relaksuese dhe që ju ndihmon në relaksim. E gjelbra është perfekte, sidomos në hapësirat që kaloni shumë kohë. Është konstatuar që e gjelbra ndihmon shumë në koncentrim. Ngjyrat e ngrohta nuk preferohen në bibliotekë ngase ato kanë edhe efekte eksituese.

NGJYRA VJOLLCË në nuancat e errëta, është e pasur, dramatike dhe e sofistikuar. Asocion në luks, kreativitet, si dhe si ngjyrë e përfituar ose sekondare i jep hapësirës thellësi.

Ndërkaq, tonet e lehta të vjollcës, sikurse jorgovani, sjellin atmosferë pushuese në dhomat e gjumit, mu sikur ngjyra e kaltër, pa rrezikuar të jetë pikante.

NGJYRË PORTOKALLI evokon eksitim, entuziazëm, si dhe është ngjyrë energjike. Nuk preferohet për dhomat e ditës ose të fjetjes, mirëpo është perfekte për dhomat e ushtrimeve.

Kjo ngjyrë do t’ju ndihmon të lironi ngarkesat emocionale gjatë ushtrimeve.

NGJYRAT NEUTRALE: E zeza, e bardha edhe ngjyrë hiri janë ngjyra të paqëndrueshme në trend. Mirëpo, shquhen për virtytin e tyre, i cili shtrihet në fleksibilitet. Shtohen për të gjallëruar ose qetësuar atmosferën. E zeza, më së miri qëndron në detaje të vogla, mendohet që në secilën dhomë është e nevojshme një sasi e vogël e ngjyrës së zezë për të dhënë thellësi, transmeton Telegrafi.

Rregull e pa shkruar: zgjedhja më e mirë për tavan është e bardha. Tavanet e lyera me të bardhë ose me ngjyrë më të hapur sesa muret, asociojnë më lartë, ndërkaq ato me ngjyra të errëta asociojnë më ulët. Vizuelisht tavanet më të ulta krijojnë intimitet të rehatshëm pozitiv.

Zgjedhja e ngjyrave është diçka shumë personale. Ngjyrat kanë edhe ndikime të ndryshme tek personat me karakter të ndryshëm, si dhe në varësi nga kultura, prejardhja, stili i jetës ose nga vendi ku jeton.

Jeni ju ata që do të jetoni me këto ngjyra, zgjidhni ato që ju bëjnë të ndiheni mirë. Mbi të gjitha, zgjidhni ngjyra të kualitetit të lartë, në mënyrë që të keni nuanca të bukura dhe afatgjate.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending