Aktuale
Kosova e rrezikuar edhe nga tërmetet e rajonit, vala sizmike ecën me 8 km/s
Me të përmendur tërmetet, na vie në mendje Shqipëria e Maqedonia, vende këto të cilat janë më të goditurat nga tërmetet. Tërmetet goxha të fuqishme që godasin Shqipërinë e Maqedoninë, e të cilat jo rrallëherë janë ndjerë edhe në Kosovë.
Jo rastësisht thuhet në gazetari që ngjarjet që nuk kanë të bëjnë me vendin ku jeton të duken si asgjë, e njëjta po ndodhë edhe për tërmetet tani. Ajo që dëgjohet gjatë diskutimeve për to në rajon është se në Prishtinë nuk ka tërmete, por “harrohet” që Gjilani, Ferizaj, e Vitia janë qytetet të cilat janë prekur nga dridhjet që ndodhën që Shkup, raporton Ndertimi.info.
Sa ndikojnë tërmetet e rajonit në Kosovë, udhëheqësi i Rrjetit Sizmik, Shemsi Mustafa për Ndërtimi.info thotë se këto për pak sekonda vala sizmike e tërmeteve në rajon mund të prek Prishtinën. Siç potencon ai, në 8 kilometra për sekondë.
“Çka do të thotë një termet? Te ne shumë herë thonë se në Prishtinë nuk ka tërmet, çka ka lidhje a ka tërmet në PRISHTINË a jo kur ndodh një tërmet në Gjilan e në Ferizaj e që në Viti është zonë me aktivitet sizmik të lartë. Në të kaluarën ka godit 6.1 amplitudë në këtë zonë, dy here, dhe tani kur po ndodhin tërmet në Shkup dhe po dridhet Prishtina po thonë u nime qenka rrezik. Tërmeti për pak sekonda vala sizmike vjen në Prishtinë. Në 8 kilometra në sekondë”, tha Mustafa.
Në një intervistë të Shemsi Mustafës për Ndertimi.info ka alarmuar se një tërmet jo shumë i madh mund të jetë katastrofik në Kosovë.
Ndiqeni intervistën me udhëheqësin e Rrjetit Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa.
https://www.facebook.com/ndertimiinfo/videos/261103731071634/
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë2 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë2 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Aktuale1 day ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Aktuale2 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Infrastrukturë2 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto2 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Aktuale2 days ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale
You must be logged in to post a comment Login