Connect with us

Aktuale

Rritet borxhi publik i Kosovës

Published

on

Borxhi i Republikës së Kosovës, vit pas viti po shënon rritje. Sipas të dhënave zyrtare, deri në shtator të vitit të kaluar borxhi i përgjithshëm ka arritur në rreth një miliard euro. Nga kjo vlerë, 426 milionë euro llogaritet borxhi i jashtëm, kurse borxhi i brendshëm ka arritur rreth 540 milionë euro.

Po sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës në vitin 2016, borxhi i përgjithshëm i shtetit ishte 852.7 milionë euro, ndërsa në vitin 2015ka qenë rreth 750 milionë euro.

Kosova borxh të jashtëm më së shumti i ka Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi 233 milionë euro, Bankës Botërore rreth 200 milionë euro.

Pavarësisht rritjes së borxhit ai vlerësohet më i ulëti në rajon. Shprehur në përqindje, borxhi iKosovës paraqitet 15.8 për qind e Bruto Produktit Vendor.

Serbia dhe Shqipëria radhiten në vendin e parë sa i përket përqindjes më të lartë të borxhit me mbi 70 për qind të Bruto Produktit Vendor, pasuar nga Mali i Zi me mbi 60 për qind, dhe Bosnja dhe Hercegovina me mbi 40 për qind.

Borxhi është tërësia e borxhit shtetëror dhe komunal. Ky borxh merret në emër të institucioneve qendrore qeveritare, të cilin Republika e Kosovës është e obliguar ta paguajë.

 

Se Kosova ka nivel të ulët të borxhit, thonë edhe anëtarë të Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës. Safete Hadërgjonaj, zëvendëskryetare në këtë komision, thotë për Radion Evropa e Lirë, se borxhi aktual nuk sjell ndonjë rrezik të mundshëm dhe ende Kosova është larg kufijve të lejimit të hyrjes së borxheve.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm në hapa të mëtutjeshëm që të mos shkojmë në rritje të pakontrolluar të borxhit publik, në mënyrë që t’i kalojmë kufijtë e përcaktuar në raport me Bruto Produktin Vendor. Për momentin, nuk jemi të rrezikuar për shkak se kemi nivel të ulët të borxhit publik”, thotë Hadërgjonaj.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, borxhi publik i ka anën pozitive kur ai përdoret për destinacion të duhur, porse mund të ketë efekte shkatërruese kur borxhi shfrytëzohet në projekte të gabuara.

Flamur Keqa, ekspert për çështje financiare, thotë për Radion Evropa e Lirë, se niveli i borxhit nuk është i lartë, mirëpo, sipas tij, duhet pasur kujdes, sepse vit pas viti po vërehet rritje e theksuar e borxhit.

“Megjithatë, ky borxh kryesisht po shërben për të mbuluar deficitin buxhetor, që mund të ketë një aspekt negativ, sepse një shtet kur hyn në borxh duhet të jetë mirë, që mjetet e borxhit të destinohen për investime, të cilat gjenerojnë mjete shtetesh”, shprehet Keqa.

Edhe Menderes Ibra, ekspert për çështje ekonomike, vlerëson se Kosova qëndron mirë sa i përket nivelit të borxhit të përgjithshëm. Sipas Ibrës, më me rëndësi se sa niveli i borxhit, është mënyra e shpenzimit të tij.

“Sa është efektiviteti i shpenzimit të borxhit publik? Dhe, nëse borxhi publik i Kosovës shfrytëzohet për projekte të rëndësishme, të cilat ndikojnë me gjenerimin e vendeve të punës dhe me rritjen ekonomike, atëherë është normale që mos të jetë shqetësim”, vlerëson Ibra.

Edhe në Raportin e fundit të Progresit të Komisionit Evropian është thënë se Kosova ka një nivel relativisht të ulët të borxhit publik dhe nuk paraqitet ndonjë shkak për shqetësim.

Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike, thonë se Kosova ka hapësirë për marrjen e borxheve, por shprehen se autoritetet kompetente duhet të kenë projekte që gjenerojnë mjete materiale.

Flamur Keqa, thotë se borxhet duhet të shpenzohen në projekte që gjenerojnë vende të reja të punës:

“Është detyrë dhe përgjegjësi e Qeverisë që të gjejë modalitete, forma apo projekte që është më i kapshëm që mund të gjenerojë vende të reja të punës”.

Ndërkaq, Menderes Ibra shpreson se investimi nga borxhet publike, do të ndikojë në zhvillimin ekonomik.

“Kohëve të fundit jam informuar se janë ratifikuar disa marrëveshje financiare ndërkombëtare për investime kapitale, të cilat pritet të kenë një impakt në ekonomi.”

Ndryshe, sipas Ministrisë së Financave, projektet që financohen nga huamarrja ndërkombëtare, u takojnë sektorëve të ndryshëm dhe kryesisht lidhen me projekte prioritare qeveritare siç janë projektet infrastrukturore, ujërat e zeza, furnizimi me ujë, shëndetësi, bujqësi etj.

“Ndërsa, mjetet nga huamarrja e brendshme dedikohen për mbështetje buxhetore drejt mbulimit të deficitit buxhetor”, ka thënë Muharrem Shahini drejtor i Zyrës për Komunikim Publik në Ministrinë e Financave.

Sipas Ligjit për Borxhet Publike, në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm, nuk duhet të tejkalojë dyzet për qind të Bruto Produktit Vendor (BPV).

Në rast se borxhi i përgjithshëm e tejkalon këtë përqindje të Bruto Produktit Vendor, atëherë Qeveria duhet t’i paraqesë Kuvendit strategjinë për të kthyer Borxhin e Përgjithshëm nën pragun dyzet për qind.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending