Aktuale
Edhe një ankesë për tenderin e kontrollimit të materialeve në projektet infrastrukturore

Për tenderin e shërbimeve të kryerje së ekzaminimeve kontrolluese për materiale dhe kualitetin e punëve në projektet e infrastrukturës rrugore nuk po ndalen ankesat, raporton Ndërtimi.info
Në adresën e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) edhe sot është bërë ankesë nga një operator ekonomik.
Kompania ankuese N.P.N-IMK “Ballkan Projekt” Prishtinë po pretendon se Ministria e Infrastrukturës karshi dhënies së kontratës për këtë tender nuk ka respektuar nenin 1, nenin 7 që ka të bëjë me barazinë në trajtim/jo diskriminim, neni 23, 27, 28, 41, 42, 51, 54, nenin 59, 60 si dhe nenin 67.
Ankesa ndaj Ministrisë së Infrastrukturës për këtë tender në adresën e OShP-së pati edhe dje, ku operatori ekonomik NSH”IBMS” ka paraqitur ankesë ndaj tenderit të lartë cekur.
Në ankesën thuhet se edhe pse kishin bërë ankesë në Ministrinë e Infrastrukturës që dhënia e tenderit të rishqyrtohet, mirëpo kjo ministri kishte refuzuar një gjë e tillë.
Megjithatë, kompania ankuesi iu drejtua Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP), me pretendimet që Ministria e Infrastrukturës në këtë tender ka vepruar në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik (LPP).
Ndër nenet e shkelura nga MI sipas ankuesit po del të jenë neni 1, neni 6 që ka të bëjë me ekonomicitetin dhe efikasitetin, neni 7 barazia në trajtim/jo diskriminimi, neni 54 njoftimi i kandidatëve dhe tenderuesve të eliminuar, neni 56 dispozitat e përgjithshme mbi përzgjedhjen e pjesëmarrësve dhe dhënien e kontratave, neni 59 ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve, neni 41 RrUOPP, neni 60 kriteri për dhënien e kontratës, neni 69 aftësua teknike dhe profesionale.
Në 13 shkurtin e këtij viti eksperti i prokurimit kishte rekomanduar që të urdhërohet Ministria e Infrastrukturës që në këtë tender të ndërmarr veprimet e nevojshme për ta udhëhequr procesin e rivlerësimit konform rregullave të prokurimit publik.
Paneli shqyrtues pas shqyrtimit të ankesave kishte dal në përfundim se ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve nuk është bërë konform nenit 59-të të LPP-së dhe njëkohësisht nuk është respektuar edhe neni 60 i LPP si kriter kryesor për dhënien e kontratës që ka qenë tenderi ekonomikisht i favorshëm,.
E që më pas kishin obliguar Autoritetin kontraktues, pra Ministrinë e Infrastrukturës që gjatë rivlerësimit të ofertave dhe në të ardhmen t’i përmbahet në detaje të gjitha dispozitave të LPP-së dhe kërkesave të dosjes së tenderit dhe njoftimit për kontratë.
Pra, OSHP kishte anuluar dhënien e kontratës dhe lënda ishte kthyer në rivlerësim.
