Aktuale
Delawie kërkon që të mbrohen objektet që dëshmojnë të kaluarën e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA)-së në Kosovë, Greg Delawie në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare të Institutit Amerikan të Arkitektëve (AIA) – Evropë, tha se rëndësi të madhe duhet t’i kushtohet mbrojtjes së objekteve të cilat dëshmojnë të kaluarën e Kosovës.
Ai para të pranishmëve ka prezantuar projektet në të cilat Ambasada Amerikane ka kontribuar.
Ambasadori amerikan ka përmendur Kalanë në Prizren, punën e festivalit Anibar në Pejë, si dhe objektin e ri të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
“Prishtina është një qytet interesant që ka ide të shumta njerëz të rijnë. Ka disa vështirësi në infrastrukturën jam i emocionuar për idetë që do të shpalosen në këtë konferencë”.
“Festivalin Anibar në Pejë, organizatorët atje kanë punuar për mbrojtjen publike atje. Duhet me mbrojt të kaluarën e Kosovës”.
“Ne kemi punuar në restaurimin e kalasë në Prizren. Ka një ndërtesë moderne që do të përfundoj këtë vit. Ne jemi krenar që ndërtesa e ambasadës tonë do të dertohet këtu”, tha ambasadori
Carter Hanssen nga AIA me rastin e hapjes së konferencës uroi pjesëmarrësit duke shtuar se shpreson që kjo konferencë të krijoj mundësi për të rinjtë si dhe të konstruktohen ide të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e arkitekturës.
Florina Jerliu, profesoreshë e Arkitekturës prezantoi historikun e Prishtinës të ndërlidhur me historikun e objekteve.
Në konferencë “Youth Space and Urban Transformation”, po marrin pjesë 100 arkitektë nga e gjithë bota.
Konferenca është hapur mbrëmë dhe do të vazhdojë për tri ditë.
