Arkitekturë
Atriumi më i lartë i botës afër përfundimit [foto]
Arkitektët e kompanisë “Zaha Hadid” kanë lëshuar fotot e reja që tregojnë ecurinë e vazhdueshme të ndërtimit të “Leeza SOHO”, një kullë zyre me përdorim të përzier në Qarkun e Biznesit Financiar të Pekinit. Ky skelet struktural i shtrembëruar, i cili thur së bashku dy pjesë të veçanta të kullës dhe bashkon vizualisht ato, do të strehojë atriumin më të lartë të botës, duke ngritur lartësinë e plotë të ndërtesës.
Ndërtesa prej 172.800 metra katrorë alternon një tunel të ri të metros që ndan në mënyrë diagonale vendin. Sipas arkitektëve, kulla është projektuar të “rritet si një vëllim i vetëm, i ndarë në dy pjesë”.
“Ndërsa kulla rritet, boshti diagonal përmes vendit – i përcaktuar nga tuneli i metrosë – është riformuar me ‘shtrembërimin’ e atriumit dyzet e pesë gradë për të orientuar katet më të larta të tij me akset historike veri-jug / lindje-perëndim në të cilët u themelua kryeqyteti kinez
Kompania ka bashkëpunuar me SOHO China për të realizuar katër projekte, duke arritur në një total prej 1.4 milion metra katrorë hapësirë për zyre dhe shitje me pakicë. Zhang Xin, drejtor ekzekutiv i SOHO China, ka thënë: “Kina tërheq talentin më të mirë nga e gjithë bota. Është e rëndësishme të punojmë me arkitektët që kuptojnë se çfarë kërkon brezin e ardhshëm: lidhjen e komuniteteve dhe traditave me teknologji të reja inovative për të përqafuar të ardhmen”.
Kulla është vendosur për ta arritur nivelin më të lart në 207 metra në shtator të këtij viti, me përfundimin e planifikuar për fundin e vitit 2018.
You must be logged in to post a comment Login