Aktuale
Mosrealizimi i premtimit të Lekajt – thirrje për protestë

Me të marr postin e të parit të Ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj vizitoni qytete e fshatra të Kosovës, prej nga edhe premtoi investime në rrugët e shkatërruara të tyre.
Lekaj më 1 nëntor të 2017-ës kishte bërë edhe një vizitë në fshatin Tërrë të Ferizajt bashkë me deputetin Labinot Tahiri. Që prej aty kishte premtuar se rruga e fshatit prej 3.5 kilometra e cila lidhë rrugën magjistrale do të përfundohet në kohën më të shkurtër të mundshme.
“U zotova që rruga e këtij fshati prej 3.5 kilometra, e cila i lidhë me rrugën magjistrale, do të kryhet në kohën më të shkurtër të mundshme”, kishte shkruar Lekaj në rrjetin social Facebook.
Por deri më tani ky premtim nuk është realizuar e që kjo ka bërë që deputeti me të cilin asokohe ishte në vizitë në këtë fshat, Labinot Tahiri të thërrasë protestë.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka kërkuar nga qytetarët që t’i bashkohen protestës që do të organizohet për mos përmbushjen e një premtimi nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, për shtrimin e rrugës në fshatin Tërrën të Ferizajt.
Deputeti Tahiri ia ka kujtuar ministrit Lekaj premtimin që e kishte bërë më herët për kryerjen e kësaj rruge, por e cila deri më tani nuk ka lëvizur asgjë në këtë drejtim.
Postimi i plotë i deputetit Tahiri:
FSHATI TËRRËN -FERIZAJ.
Zotimet e Minsitrit Pal Lekaj! Shikone me poshte shkrimin e premtur.
Të dashur Banorë të fshatit Tërrën të Ferizajt, sot, ora 12:00, do të jem te ju pēr të biseduar nga afër për premtimet e Ministrit Pal Lekaj.
Mua nuk më intereson se a’i merr meritat Labi a po kush i merr, e rendesishme është që të perfundojē kjo rrugë, e cila ka mbetur, qysh nga koha e ish Jugosllavise. Ka mbetur në gjendje të mjerueshme, ku as Autobuesi më nuk futet andej, përshkak të rruges se keqe! Nxënësit nuk kanë se si te shkojnë ne shkolla, dhe as banoreët nese nuk kanë makina private.!
Qe nga pas lufta u premtua që do të shtrohet, dhe asgje askush nuk ka nderrmarë.
Unë si Deputet dhe qytetarë i thjeshtë, do të ju përkrah deri diten kur të shtrohët kjo rrugë. Për këtë rrugë është i njoftuar edhe Kryeministri i Kosovës.
Gjërat kanë me shku deri në fund, nuk ka me ba hajgare me ndjenja të popullates e të fshatarëve të cilet kanë vështerësi tej mase.
Unë ju sygjeroj të ngriteni në këmbë ditën që do e lëm protesten e organizuar sebashku me mua. Ju kerkoj i madh e i vogël me dal në rrugë ju lutem sinqerisht sepse mua sme interesojn kush merr tendera apo kush ka me e shtru këtë rrugë, mu me intereson Premtimi dhe mundesia që ne i’a krijojmë qytetarëve.
Sinqerisht, Labi
Shpërndajeni.
Ta kryej edhe qet mandat e tani jetoni qytetarë qysh keni jetuar me premtieee te rrejshme.
